Çmendet CEZ, kërkon rritjen e çmimit të energjisë me 44 për qind
Kompania ceke çon në gjykatë vendimin e ERE
Kompanisë çeke CEZ, nuk i ka mjaftuar rritja e çmimit të energjisë me 13 për qind e vendosur nga Enti Rregullator i energjisë, por ka ngulmuar duke e çuar çështjen në gjykatë. Jo vjen si pasojë e mungesës së operatorëve të tjerë në tregun tonë, pasi CEZ-OSSH, kanë monopolin në Shqipëri. Ndërsa në vendet e tjera të botës çmimi i energjisë vitet e fundit vjen duke u ulur, në vendin tonë ndodh krejt e kundërta, CEZ kërkon të rrisë energjinë elektrike me 44 për qind.
Por më e çuditshmja është se në kërkesën e saj CEZ i ka kaluar kufijtë e çmendurisë, duke mos e kërkuar më rritjen e energjisë 23 për qind por po e kërkon që brenda këtij viti çmimi të rritet me 44 për qind. Mosmarrëveshjet mes kompanisë private të shpërndarjes së energjisë dhe Entit Rregullatorë kanë përfunduar në gjykatë. Sikundër ishte parashikuar, çekët e OSSH-së kanë ngritur një padi ndaj Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, ku kërkojnë pavlefshmëri të vendimit të këtij institucioni, i cili rriti tarifat e energjisë me 13 për qind, nga 44 për qind që kishte kërkuar kompania private. Seanca e parë pritet të zhvillohet në datën 10 shkurt në Gjykatën e Rrethit e Tiranës. Eduard Elezi, drejtor juridik në ERE, tha se kompania private në akt padinë e saj kërkon që gjykata të mos njohë vendimin e entit për çmimet e reja të energjisë elektrike si dhe të parashikojë në këto tarifa edhe nivelin e amortizimit të rrjetit. Por sipas Elezit vendimi që ka marrë enti kanë bazë ligjore dhe janë të mbështetura në marrëveshjet e lidhura mes qeverisë dhe kompanisë. Ndërsa për sa i përket ankimimit që kompania OSSH mund të bëjë pranë Bankës Botërore, Elezi thotë se janë tejkaluar afatet që të ngrihet një panel i cili të analizojë mosmarrëveshjet e krijuara. Përplasjet mes kompanisë dhe entit nisën me sasinë e pretenduar të humbjeve në rrjet. Çekët kërkuan që humbjet teknike të jenë 3 për qind më të larta nga se kishte pranuar Enti, por ky pretendim u hodh poshtë. Më pas Enti Rregullator mori vendimin për tarifat, të cilat shtuan më tej pakënaqësitë e kompanisë privatë, çka detyruan këtë të fundit të kërkojë drejtësinë e pretenduar në gjykatë. Ndërsa për kreun e ERE Bujar Nepravishta, veprimi i bërë nga ana e OSSH, është një veprim i lirë, dujke theksuar se në gjykatë do të ktë një përballje provash ndërmjet CEZ dhe ERE.Kërkesat e CEZ për rritjen e energjisëNë tetorin e vitit të shkuar CEZ aplikoi pranë ERE për një rritje të çmimit të energjisë në shifrat 44 për qind, por kjo u hodh poshtë nga ana e kësaj të fundit. Ndërsa një muaj më pas CEZ kërkoi sërish për rritjen e çmimit të energjisë, por këtë herë duke i ulur shifrat në 23 për qind, pasi ata pretendonin se humbjet në rrjet kapnin shifrat e 35.7 për qind. Por edhe këtë herë ERE e anuloi këtë kërkesë duke vendosur që rritja e çmimit të energjisë për vitin 2010 të jetë vetëm 13 për qind, çka solli pakënaqësi tek radhët e çekëve, ë cilët kërcënuan se do i drejtoheshin Bankës Botërore. Por përgjigja negative e Bakës Botërore, bëri që së fundmi CEZ ti drejtohet gjykatës. Por faktet vërtetojnë krejt të kundërtën, pasi disa herë ekspertët e ERE kanë thënë se humbjet në rrjet janë vetëm 32.7 për qind dhe jo 35.7 për qind sa pretendojnë çekët. Gjithashtu një tjetër fakt që flet kundra CEZ është dhe mosmbajtja e premtimeve nga ana e tyre or pajisjen me matës për të gjithë shqiptarët, si dhe ajo për zhdukjen e të gjitha faturave afrofe, gjë për të cilën shpesh herë qytetarët shqiptarë e kanë bërë një problem madhor. Së fundmi dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në shumë prej zonave të kryeqytetit, në një kohë kur prodhimi i energjisë në vend është shumë më i larta, saqë ditët e fundit HESH mbylli dhe tenderin për shitjen e energjisë. Pra kërkesa e fundit e bërë nga CEZ për një rritje prej 44 për qind e çmimit të energjisë, nuk mund të quhet gjë tjetër veçse një çmenduri e radhës.Taulant Halili
Last Updated on E Shtune, 30 Janar 2010 22:46