Sindikata e policëve, debat për shpërblimet

Çështja e shpërblimeve, fut në sherr sindikatën e punonjësve të policisë së shtetit me Ministrinë e Brëndshme. Sadedin Fishta sqaron se kërkesat të cilat ata kanë dorëzuar në Gjykatë me anë të padisë, nuk kanë lidhje me çështjet e përmendura në deklaratë.
Ndërkohë që Ministria e Brendshme, në lidhje me këtë çështje, sqaron se padia e dorëzuar në Gjykatë prej sindikatës së punonjësve të policisë së shtetit për shpërblimet, erdhi menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, që detyron policët të kthejnë shpërblimet për punë të mirë dhe pagesat e orëve shtesë.