Pronarët rivlerësojnë tokat, Qirjako: Ja përfitimet nga falja fiskale
18/07/2011 Rivlerësimi i pasurive, “gjoba” për qytetarët vetëm 1 për qind BRIKENA DERVISHAJ
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme ka nisur të zbatohet në zyrat e hipotekës, me një interesim të madh nga ana e qytetarëve. Shumë prej tyre janë interesuar dhe kanë nisur të dorëzojnë formularët për rivlerësimin e pasurive të tyre, qoftë shtëpi, apartamente apo edhe troje, duke përfituar nga ligji për faljen fiskale. Ky proces përfshin të gjitha pasuritë për të cilat është krijuar një lloj deformimi i tregut gjatë viteve të fundit duke synuar të eliminohen pabarazitë sociale. Kohëzgjatja e këtij procesi do të jetë deri në fund të viti 2011.
Kush përfiton
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ende nuk ka një përllogaritje të numrit të saktë të pasurive të paluajtshme që do të bëhen pjesë e faljes fiskale. Në rivlerësim duhet të futen të gjitha objektet që janë privatizuar në fillim të viteve ’90, pasi vlera e atëhershme me atë aktual është e ndryshme. “Sot ajo pasuri që është privatizuar në vitin ’91-’92 do të rivlerësohet dhe ky rivlerësim do të tatohet 1%. Rivlerësimi është pak a shumë me vlerat reale të tregut dhe sot çmimi i blerjes ose i shitjes minus çmimin që e ka blerë ky i përafrohet dhe afërsisht kjo diferencë është zero për qind. Ka një ulje rreth 10 herë të tatimit të kalimit të pronësisë”, – shprehet kryeregjistruesi Arben Qirjako. Ky proces sipas tij përfshin dhe ata persona, të cilët kanë shitur pasuritë e tyre, por nuk kanë paguar detyrimet tatimore për këtë transaksion. “Të gjitha detyrimet tatimore që kanë të bëjnë në lidhje me kalimin e pronësisë deri në datën 31.12.2010 falen. Kjo duhet bërë e qartë para publikut dhe qytetarëve, të cilët kanë bërë një kontratë shit-blerje, kanë aplikuar para datës 31.12.2010 dhe nuk kanë paguar detyrimin tatimor për shkak të kalimit të pronësisë ajo që është për t’u theksuar është se ky detyrim është falur në bazë të këtij ligji”, - tha Qirjako.
Procedura
Qytetarët përfitojnë nga shitja e pasurisë së tyre një ulje që është sa 1/10 e asaj që do të paguanin në momentin e shitjes. Ministria e Financave bën të ditur se rivlerësimi i kapitalit do të ketë një kosto shumë të ulët për qytetarët, të cilët do të paguajnë vetëm 1 për qind të vlerës që del nga diferenca mes çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së apartamentit. Për këtë diferencë aktualisht paguhet 10 për qind. Por të gjithë ata qytetarë që nuk i kanë deklaruar shtëpitë e tyre me vlerën e plotë për shkak të kësaj takse mund të përfitojnë nga falja e aplikuar këtë vit, pasi ajo do të jetë unike dhe nuk do të përsëritet më. Nga ky proces mund të përfitojnë edhe ata persona, të cilët kanë përfituar nga privatizimi i banesave në vitin 1992.
Shembull për faljen
Individët që do të rivlerësojnë kapitalet e tyre fikse do të mund të përfitojnë nga ky proces pothuajse 10 herë. Kështu, nëse një apartament i blerë në vitin 2002, kushtonte 30 mijë dollarë dhe nëse shitet sot kushton 100 mijë euro, diferenca në vlerë është prej rreth 100 mijë dollarë. Tatimi i cili aplikohet sot dhe është në masën 10% në rast se ky apartament do të shitet do të ishte 10 mijë dollarë. Por nëse deklarohet si pjesë e procesit të faljes rivlerësimi për qytetarin do të jetë vetëm një pagesë prej 1 mijë dollarë. Aplikimi i kësaj “faljeje” është një lehtësim për tregun e pasurive të patundshme në Shqipëri. Ky proces i krijon mundësi të gjithë individëve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre.