Turistët e parë, mbërrijnë në Sarandë
25/04/2005 Anija ”Minerva”, 590 vizitorë në bord
SARANDË - Saranda vizitohet nga grupi i pare i turistëve të huaj për këtë vit. Pak ditë më parë, në qytet kanë qëndruar turistët e parë të huaj, të ardhur nga vende të ndryshme të botës.
Siupas burimeve nga kapiteneria e portit të Sarandës, në qytetin jonian ka mbërritur një mjet lundrues pesë katësh, me 591 vizitorë në bord. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 491 prej tyre ishin nga Britania e Madhe, 50 nga shteti amerikan i Kalifornisë, 29 nga Kanadaja dhe pjesa tjetër nga Kili, Gjermania, Irlanda, Hollanda, Austria, etj. Vizitorët e huaj kanë vizituar qytetin antik të Butrintit, dhe pika të tjera turistike.
Pas qëndrimit për disa orë në Sarandë, grupi i turistëve ka lëvizur për në drejtim të portit të Pireut në Greqi, ku do të jetë ndalesa e rradhës.
Anija Minerva, pronë e një kompanie ndërkombëtare turistike, ishte nisur nga Venecia disa ditë më parë, për të shëtitur në disa vende mesdhetare, ku në planin e kësaj shëtitje, ishte përfshirë dhe Saranda.
Ky ishte grupi i parë i turistëve të huaj që vizitojnë Sarandën për këtë vit, në prag të çeljes së sezonit veror 2005 .