“Vlora e sigurtë për pushuesit”

25/04/2005 Fle shefi i Komisariatit të Policisë, Haki Çako
VLORË – Vlora, ashtu si e gjithë zona bregdetare shqiptare, tashmë është në prag të fillimit të sezonit turistik, ndërkohë që nuk kanë munguar disa krime në qytet. Por, sa të sigurta mund të jenë qëndrimi gjatë ditëve të pushimit në këto zona. Një përgjigje më të detajuar jo vetëm rreth prag nisjes së sezonit të pushimeve, por edhe rreth gjendjes aktuale të sigurisë në qytetin e Vlorës, ka dhënë dje në një intervistë, shefi i komisariatit të policisë së këtij qyteti, komisar Haki Çako. Ai ka folur mbi masat që po merren për përballimin e sezonit turistik, me qëllim për të mos ndodhur asnjë ngjarje e pa këndshme apo krim i rëndë, si dhe mbi masat e marra në luftën kundër krimit të organizuar, ato për mbajtjen nën kontroll të fenomenit të grabitjeve të banesave si dhe parandalimin e krimeve të kryera me armë të ftohta dhe me armë zjarri, të cilat vihen re më të shpeshta kohët e fundit.
Së fundmi, kanë ndodhur disa krime, pavarësisht se nuk kanë qenë me pasoja për jetën e personave, si plagosje me thika dhe me armë zjarri. Çfarë masash do të merrni për parandalimin e këtyre krimeve?
Është e vërtetë që kanë ndodhur disa plagosje me armë zjarri. Këto, gjithsesi kanë qënë të pakta, por dhe plagosjet me thika, të cilat kanë qenë më të shpeshta e që janë kryer nga adoleshentë, hyjnë në krime të hapura, të cilat nuk janë në kategorinë e krimeve të organizuara. Plagosjet me thika janë bërë nga adoleshentë, si pasojë e konflikteve të çastit, kryesisht për xhelozi të ndryshme ndaj njëri-tjetrit. Për parandalimin e këtyre krimeve, policia e rendit ka bashkëpunuar me policinë kriminale, duke vënë nën kontroll shumë pika të nxehta, si dhe duke mbajtur nën kontroll të gjithë personat që njihen si kontigjent i këtij lloj krimi. Kemi ndërmarrë dhe do të shtojmë kontrolle të vazhdueshme në shumë pika të populluara të qytetit, kontrolle në shumë ambjente të mbyllura, si lokale, lojra fati si dhe shkolla, për të kontrolluar mbajtjen e armëve dhe të thikave nga adoleshentët, si dhe kontrollet e vazhdushme në automjete kryesisht që drejtohen nga adoleshentë.
Po në drejtim të trafikut rrugor, çfarë masash do të ndërmerrni, duke patur parasysh se në rrugët e qytetit nuk ka asnjë semafor apo sinjale të tjera për drejtimin e mjeteve dhe të kalimtarëve?
Në këtë drejtim, kemi bashkëbiseduar me Bashkin e Vlorës për të marrë masat e nevojshme më minimale, si vizimi i rrugëve dhe vendosjen e tabelave të rrugëve kryesore të qytetit, ndërsa për vendosjen e semaforëve nuk mund të them asgjë, sepse nuk varet nga ana jonë. Për të mbajtur nën kontroll qarkullimin, do të vendosen më shumë policë në rrugët më të ngarkuara, duke angazhuar dhe forcat e rendit, si dhe forca të tjera të policisë së qarkullimit rrugor të rretheve të tjera, për të mbajtur nën kontroll të gjitha rrugët me trafik të madh. Qysh prej disa ditësh, kemi organizuar shërbime 24 orëshe në të gjitha rrugët kryesore, nga Ura e Mifolit deri në Himarë, si dhe në fshatrat e lumit të Vlorës.
Turizmi
“Policia prezente në zonat e plazhit”
“Të gjitha seksionet e këtij komisariati, kanë hartur plane konkrete dhe kanë hartuar të gjitha masat me qëllim, pëballimin e intensitetit të turistve dhe pushuesve në të gjithë territorin e Vlorës, me qëllim që pushuesit të jenë sa më të qetë gjatë pushimeve që do të kryejnë në bregdet, ashtu si dhe u morën masat gjatë sezonit turistik 2004, ku nuk u regjistrua asnjë ngjarje e pa këndshme. Për këtë qëllim, policia do të jetë e pranishme në të gjitha ambjentet e zonës së plazhit dhe zonës turistike, si me forca ashtu dhe me mjete, në se do të ketë probleme, policia do të ndërhyjë shumë shpejt. Do të ketë punonjës policie në të gjitha akset rrugore, në të gjithë zonën turistike nga grykëderdhja e Vjosës deri në Himarë, si me forca shërbime fikse por dhe me patrulla policie, si në këmbë ashtu dhe me mjete.
Do të bashkëpunohet me postat e policisë, Dhërmi, Selenicë dhe Kotë,si dhe me rajonin e policisë së Himarës me qëllim për të mbajtur nën kontroll të vazhdushëm të gjithë rrethin e Vlorës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të trafikut të qënieve njerëzore, trafiqeve të tjera të paligjshme si dhe parandalimin e zbulimin e krimeve, të vjedhjeve, si dhe të kapjes së lëndëve narkotike në zonat e lumit të Vlorës, por dhe grumbullimin e armëve që mbahen pa leje nga banorët”.