E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindroma e komploteve në ngushticën e Bosforit

Sindroma e komplotit nuk është vetëm një patologji italiane. Në Turqi, ku ditët e fundit policia ka arrestuar rreth 70 oficerë të lartë, supozohet që konspiracionet të jenë së paku tre. Sipas qeverisë, një shoqëri e fshehtë e përbërë nga përfaqësuesit e Forcave të Armatosura (të mbi-quajtur Ergenekon) donin të rrëzonin qeverinë e Rexhep Taip Erdogan dhe për këtë mendonin të përdornin kuadrot ushtarakë. Gjithçka të bën të supozosh strategjitë operative të një farë “Gladio” turke: organizatë klandestine e krijuar në Itali përgjatë Luftës së Ftohtë kundër një pushtimi të mundshëm sovjetik të territorit kombëtar italian.
Mirëpo sipas laikëve, trashëgimtarët dhe ndjekësit e themeluesit tw Republikës turke, Mustafa Qemal Atatürk, qeveria dhe partia islamike “AKP” kanë shpikur një kërcënim që nuk ekziston në mënyrë që të krijojë një Turqi fetare ku, shpejt ose vonë, do të instalohet ligji islamik (sheriati) që do të zëvendësojë Kushtetutën dhe kodet ligjore. Sipas disa dyshimeve, observatorët kanë supozuar se, ndofta, arrestimet vijnë si kërkesë e një fraksioni islamik të disa sektorë të prokurorëve dhe policisë turke, pra duke pasur si qëllim vënien në siklet të kryeministrit Erdogan, të cilin e kritikojnë se nuk është aq mysliman sa duket. Por, prej tre komploteve të mundshëm, i pari më duket më bindës. Kryeministri Erdogan dhe partia e tij ka fituar pushtetin në zgjedhjet, dhe askush nuk e ka sfiduar vlefshmërinë.
Por ekzistojnë parti dhe qarqet ushtarake që e shohin një qeveri të theksuar myslimane si një kërcënim të patolerueshëm të traditës Qemaliste të kombit turk. Kur ai propozoi të shfuqizonte ligjin që ndalonte përdorimin e mbulesës së kokës (ferexhenë) në universitete dhe zyrat publike, Erdogan-i ngjalli një lloj lufte kulturore dhe civile. Kur propozoi në parlament zgjedhjen e ministrit të Jashtëm Abdullah Gul, për të kryesuar presidencën, këtë gjë Erdogan ia arriti qëllimit vetëm me zgjedhjet e reja. Ka një maxhorancë, të fituar në vitin 2002 dhe të konfirmuar në vitin 2007, por nuk mund të injorojmë se ushtria ka ndërhyrë katër herë kundër qeverive në detyrë qysh nga viti 1980 e këtej; dhe sipas Kushtetutës FA ushtron një lloj vëzhgimi të politikës kombëtare. Shefi i Shtabit të përgjithshëm, Ilker Basbug, duket sikur ka kuptuar se pretendimi i Forcave të Armatosura tashmë është bërë anakronike dhe konsiderohet si i papranueshëm nga Bashkimi Evropian. Por është e mundur që gjeneralë të tjerë të kenë vendosur për të ruajtur të drejtën e ndërhyrjes që e gëzojnë qysh prej vitit 1950.
Pa marrë parasysh përgjegjësitë përkatëse, Turqia është skena e një krahëmarrjeje që do të përcaktojë fatet politike dhe institucionale të vendit, si dhe do të ketë një ndikim vendimtar në ekuilibrat politik të Lindjes së Mesme. Nëse Erdogan dhe AKP do të fitojnë në mënyrë demokratike, atëherë do të ekzistojë në mes të rajonit, një shtet i madh, trashëgimtar i Perandorisë Osmane, i cili do të jetë si islamik, ashtu edhe demokratik. Ky vend demokratik do të bëhet një model për të gjitha vendet myslimane, nga Egjipti deri në Pakistan. Por nëse rezultati i lojës do të jetë rezultat i grushtit të njërit apo tjetrit, atëherë duhet të përgatitemi për kriza të reja dhe beteja te reja.
Vëzhgimi i fundit. Mendoj se Europa nuk duhet ta vëzhgojë vetëm nga jashtë këtë histori. Ne, si arbitër të mirë, duhet t’u kërkojmë të dy protagonistëve të jetës politike turke veç të luajnë pastër. Por do kemi sukses vetëm nëse nuk do të japim përshtypjen e të qenit armiqësorw për hyrjen e Turqisë në BE. Një Turqi e refuzuar nga Evropa, në fakt, do të luajë pastaj me rregulla loje aziatike, pra jo korrekte evropiane

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›