E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinoptikanët:Rreshje shiu gjatë gjithë javës

Ditë me rreshje por jo shumë të ftohta premton atmosfera për javë në vijim. Shërbimi Meterologjik i Ushtrisë njofton se parashikimi për ditët në vijim, tregon për praninë e një fushe me presion të ulët, e cila do të sjellë rreshje në të gjithë territorin. Dendësia e tyre do të vijë duke u shtuar të premten. Sa u takon temperaturave, ato kanë përsuar një rritje shumë të madhe ditën e mërkurë, që varion nga 5 deri 7 gradë Celsius. Por,ditën e premte për shkak të rreshjeve dhe vranësirave të shumta, ato parashikohet të zbresin me 2-3 gradë. Referuar të njëjtit burim informacioni, shpejtësia e erës për 24 orët në vijim mendohet të jetë 14m/sek, shpejtësi e cila në det të hapurmund të japë valëzim 6 balle

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›