E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siontis kërkon në gjykatë kthimin e pasurisë në Elbasan

Padia

Një nga debitorët më të mëdhenj të shoqërive huamarrëse në administrim, Kristo Siontis, kërkon që pasuria prej 100 mijë eurosh t’i kthehet. Ish-deputeti grek i ka kërkuar disa ditë më parë Gjykatës së Tiranës të lëshojë një urdhër ekzekutimi që makineritë në Elbasan t’i zotërojë sërish, pasi ka fituar betejën ligjore me një firmë private shqiptare. Megjithatë, në “lojë” është futur grupi mbikëqyrës i firmave piramidale, i cili i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës që kjo pasuri t’i kalojë shtetit shqiptar për administrim, pasi firma në fjalë, pra “Siontis”, është shpallur debitore me disa milionë USD. Tashmë vendimi për këtë pasuri do të merret nga Gjykata e Tiranës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›