E Diel, 1 Nëntor 2026

Sipas Ministrisë së Brendshme deri tani numri i aplikimeve ka kaluar shifrën 400 mijë

“Qytetarët që kanë aplikuar deri në datën 20 mars të tërheqin letërnjoftimet e reja”

Ministria e Brendshme ka bërë dje me dije se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit pavarësisht paragjykimeve të opozitës po ecën me ritme të shpejta. Zëdhënësi i këtij dikasteri, Fatmir Konja tha dje se ndërsa numri i aplikimeve për letërnjoftime elektronike ka kaluar shifrën  400 mijë, ndërsa theksoi se shpërndarja 

e tyre po kryhet tashmë jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet kryesore të vendit, konkretisht në Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë. “Sipas informacioneve të marra nga kompania koncesionare për qytetet e sipërpërmendura janë të gatshme për t’u tërhequr letërnjoftimet për qytetarët që kanë aplikuar deri në datën 20 Mars 2009. Ministria e Brendshme fton qytetarët që të tërheqin letërnjoftimet e tyre pasi në këtë mënyrë japin edhe një shtysë pozitive për ecurinë e procesit në tërësi. Pranë qendrave të shpërndarjes deri më tani janë dërguar 168 244 letërnjoftime elektronike dhe vetëm 62 778 prej tyre janë tërhequr. Pra, ka një sasi të madhe të letërnjoftimeve elektronike që nuk janë tërhequr nga qytetarët që përbën një pengesë për shpërndarjen e mëtejshme, veçanërisht në Tiranë”, nënvizoi Konja. Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme ndërkaq shtoi se kompania koncesionare “Sagem” ka prodhuar deri më tani 293 182 letërnjoftime elektronike dhe është e gatshme t’i dërgojë në vijimësi letërnjoftimet e prodhuara, veçanërisht në Tiranë, nëse do të kemi një ritëm më të lartë tërheqjeje të tyre nga qytetarët. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›