E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti per peshkimin porte flota dhe treg i posacem

Drafti më i fundit i ministrisë së Mjedisit është ai për peshkimin në vend. Ministri Fatmir Mediu ka prezantuar disa nga risitë që do të sjellë ligji i ri, si krijimi i porteve dhe flotave bashëkohore sipas standarteve evropiane, ngritja e vendeve të posaçme për tregtimin e peshkut, kriteret që ato duhet të zbatojnë.

“Ngritja e  kapaciteteve peshkuese me një flotë që duhet të karakterizohet nga kapacitete, mundësi dhe teknikë e cila duhet të jetë bashkëkohore.Përjashtimi i atyre elementëve dhe kapaciteteve të cilat janë tërësisht jashtë standarteve dhe jo vetëm nuk kryejnë peshkim, por krijojnë probleme mjaft të mëdh për të vazhduar më tej me porte mjaft bashkëkohore të peshkimit të shoqëruara me merkato peshkimi. Më tej me tregun e peshkimit dhe ata që merren me përpunimin e peshkimit”- tha Mediu.

Kreu i mjedisit ka kërkuar që të ketë një bashkëpunim edhe më të madh mes sektorit publik dhe atij privat.

“Kemi një bashkëpunim të fuqishëm mes strukturave të shtetit dhe privat të cilët janë të gatshëm të investojnë sidomos në merkatot e peshkut”- tha Mediu.

Ministri i Mjedisit është shprehur se nëse drafti i ri do të zbatohet, ai do të shmangë abuzimet që janë bërë me gjuetinë e paligjshme të peshkut.

 
Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›