Siri, gjysma e Alepos nën kontrollin e kryengritësve

Luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve po vazhdojnë në dy qytetet më të mëdha të Sirisë: në kryeqytetin Damask dhe në Alepo.
Sot kryengritësit pretenduan se forcat e tyre kontrollojnë gjysmën e qytetit Alepo, pas gjashtë ditësh luftime.
Ky pretendim nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
Raportohet se forcat qeveritare me aeroplanë kanë ndërmarrë sulme në lagjet e Alepos, për të parandaluar përforcimet e kryengritësve.
Ka pasur shenja se qeveria kishte dërguar përforcime në Alepo, në përpjekje që t`i dëboj kryengritësit nga qyteti.