E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie vazhdon me Arsenalin?

Robin van Persie do t’i fillojë diskutimet për vazhdimin e kontratës me Arsenalin, vetëm në fund të këtij sezoni. Sulmuesi holandez ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2013, por klubet e mëdha evropiane po mundohen që ta bëjnë të vetin qysh verën e ardhshme.

Përfaqësuesi holandez, aktualisht është golashënuesi më i mirë në Premierligë me 11 gola. Ai pëlqehet nga Manchester United, Manchester City, Chelsea, Real Madrid, Inter e Milan. Ditë më parë, mediat britanike spekulonin se Van Persie do të largohet nga Londra, pasi që dëshiron të fitojë trofe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›