E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Kina perpiqen te fitojne Afriken

Të premten përfundon udhëtimi në Afrikë i Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton. Gjatë vizitës ajo u rekomandoi qeverive afrikane të kërkojnë partnerë të besueshëm. Sekretarja amerikane e shtetit ju drejtua  qartazi Kinës . Shtetet e Bashkuara theksojnë rëndësinë e forcimit të demokracisë. Kina nuk bën asnjë përpjekje, për ta fshehur se nuk u jep shumë rëndësi kritereve të tilla, si qeverisja e mirë dhe të drejtat e njeriut.  Në aleancë me Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Afrikën e Jugut, ajo ndjek me qëllim një rrugë tjetër, ndryshe nga modeli i fuqive të vjetra koloniale, për të ndërvarur ndihmat për zhvillimin nga kushtet politike. Ky është thelbi i partneritet Kinë-Afrikë,
Fuqia e vjetër dhe ajo e madhe duket se përputhet në një pikë: Ato e njohin potencialin e rritjes në Afrikë dhe duan të përfitojnë prej tij. Në fjalën e saj Clinton i quajti tregtinë dhe investimet shtyllat kryesore të strategjisë së SHBA-së në Afrikë. Prania ekonomike e Kinës është e dukshme në thuajse çdo vend të kontinentit. 
“Por qeveritë afrikane duhet të kenë kujdes që investimet në Afrikë, mund t'i sjellin përfitime afatgjata kontinentit”, thotë Gieg. Ai paralajmëron nga rreziku i kritikës së njëanshme ndaj Kinës. Në fakt ka edhe suksese në bashkëpunimin jug-jug: Studimi i Institutit Südëind konstaton se tregtia dhe investimet e vendeve të BRICS-it, mund të dobësonin efektet e krizës globale ekonomike në Afrikë. Ka vite që Kina ia ka kaluar SHBA-së si partneri më i ngushtë tregtar në Afrikë. Në udhëtimin e saj njëmbëdhjetë ditësh në shtatë vende të Afrikës, Hillary Clinton mundi të dëshmojë se Shtetet e Bashkuara nuk e ka humbur megjithatë interesin e tyre për kontinentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›