Veriu kunder jugut ne Europe

Linja ndarëse në Evropë kalon gjatë krizës aktuale të borxheve midis veriut të pasur dhe jugut të varfër. Kështu duket në pamje të parë. Por gjendja nuk është kaq e thjeshtë. Shumë kohë para krizës aktuale ekonomike dhe të borxheve në Evropë, statisticienët e Bashkimit Evropian kanë dalluar se mes 27 vendeve anëtare ekzistojnë diferenca të konsiderueshme në fuqinë blerëse të qytetarëve.
Në perëndim ka më shumë mirëqënie se në lindje të Bashkimit Evropian. Fuqinë blerëse më të lartë e kanë banorët e Luksemburgut, me 271 përqind të mesatares. Italia dhe Spanja ndodhen tek 100 për qind i fuqisë blerëse, duke krijuar kështu vlerën mesatare të 27 shteteve të BE-së. Vendet më të varfëra janë Rumania dhe Bullgaria me 46 dhe 44 për qind të fuqisë blerëse mesatare, për banorë. Gjermania ndodhet tek 118 për qind, pra mbi mesataren.
Mirëpo siç citon “Deutche Velle”, Kriza nuk është përgjegjëse për diferencat në mirëqënie
Kjo ndarje në të varfër dhe të pasur në Evropë nuk ka ndryshuar edhe shumë me krizën. Ndihma nga programi për shpëtimin e euros kanë marrë deri tani shtetet jugore si Greqia dhe Portugalia, prej ku fuqia blerëse në Greqi është me 90 për qind të mesatares së fuqisë blerëse në Evropë, më e lartë se sa në Portugali me 80 për qind. Shteti verior i euros,
Irlanda, i cili po ashtu ka marrë deri tani kredi miliardash nga fondi i shpëtimit, ndodhet me 128 për qind të mesatares së fuqisë blerëse më lart se Gjermania, e cila mban ngarkesën kryesore të rreziqeve për shpëtimin e euros.
Kështu që këtu skema veri jug nuk përshtatet dhe aq shumë, përderisa edhe shtetet jugore si Italia dhe Spanja vazhdojnë të paguajnë në sasi të madhe për paketën e shpëtimit të euros.
Linja e vërtetë ndarëse hiqet sot midis shteteve, që duan unionizimin e borxheve dhe atyre që nuk e pranojnë këtë, mendon ish kryeministri belg Guy Verhofstadt. Gjermania, Finlanda dhe Hollanda janë tre vendet e fundit të 17 vendeve të zonës së euros që janë kundër nxjerrjes në treg të obligacioneve të përbashkëta për zonën e euros. Për Verhofstadt, i cili drejton sot fraksionin liberal në Parlamentin Evropian, kjo është çështja vendimtare
Prej dekadash shtetet me mirëqenie të lartë i transferojnë miliardat e BE-së si ndihma strukturore në vendet me më pak mirëqenie. Sepse afrimi i raporteve ekonomike është detyrë kryesore e unionit. Ky princip solidariteti i komunitetit nuk është prekur deri tani, edhe nëse gjatë bisedimeve për buxhetin plasin gjithnjë grindje midis paguesve neto dhe marrësve neto. Greqia është me vite të tëra marrës i madh i këtyre ndihmave. Mario Monti, kryeministri italian, shprehu këtë javë keqardhjen, që sërish janë krijuar paragjykimet midis veriut dhe jugut, madje ndarje frontesh. "Kjo është shumë shqetësuese, dhe ne duhet të luftojmë. Jam i sigurt se shumica e gjermanëve kanë simpati për Italinë, ashtu si edhe italianët i admirojnë gjermanët për kualitetet e tyre të shumta," tha Mario Monti.