SHBA te shtena ne autobus

Një udhëtim i zakonshëm me autobus është kthyer në një ankth të vërtetë për pasagjerët në Kolumbus, Ohajo. Një pasagjeri 18 vjeçar i është vjedhur celulari dhe ai është përpjekur të kapë hajdutët që po zbrisnin nga autobusi. Por në atë moment grupi i kriminelëve i ka qëlluar disa herë me pistoletë. Çdo gjë ka ndodhur në orët e vona të darkës. Të katërt kanë qenë të veshur me bluza të bardha dhe janë treguar ët kujdesshëm për të mos u regjistruar nga kamerat e sigurisë. 18 vjeçari pasi u plagos është ngjitur sërish në autobus dhe pasagjerët e pafuqishëm për ta ndihmuar i kanë kërkuar shoferit që të largohet sa më shpejt nga vendi i ngjarjes. 18 vjeçari është shtruar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, ndërkohë që policia amerikane është vënë në kërkim të autorëve.