Sukhoi T-50 bën fluturimin e parë, sfidon F-22 amerikan
Autori i Lajmit: A.D
Moskë – Rusia më në fund ka zbuluar avionin e fundit të saj luftarak, i cili do jo vetëm që do të jetë në gjendje të hahet kokë më kokë me Raptorin F-22 amerikan, por do të hidhet gjithashtu në tregun botëror. BBC lajmëron se avioni luftarak Sukhoi “T-50 PAK-FA”, fjala e fundit e teknologjisë ushtarake ruse, është ndërtuar nga kompania “Sukhoi”, në bashkëpunim me Indinë dhe shënon përpjekjen e fundit për modernizim të Rusisë të gjigantit të prodhimit sovjetik. Kompania “Sukhoi” pretendon se produkti më i ri i saj është i aftë të fluturojë dhe të kryejë operacion në çfarëdo lloj kushtesh atmosferike dhe mund të durojë një fluturim supersonik të tejzgjatur në kohë për shkak rifurnizimit në ajër. Sukhoi T-50 PAK-FA është i pajisur me teknologjinë më të fundit të drejtimit dhe sistemeve të sulmit, së bashku me aftësinë e fluturimit ulët që është një nga pikat më të forta të gjigantit amerikan të prodhimit “Lockheed” me avionin e saj luftarak F-22. Megjithatë, një analist perëndimor tha se avioni nuk e ka ndryshuar motorin dhe radarin nga prototipat e mëparshëm. E megjithatë, “Sukhoi” është duke planifikuar që ta hedhë produktin e saj në treg për shitje rreth viteve 2015-2017. Kostoja e një prototipi pritet të kushtojë sa F-22 rreth 200 milionë dollarë amerikanë. Duket se gara e armatimit është rindezur edhe një herë tjetër ashtu si në periudhën e Luftës së Ftohtë kur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik investonin miliarda për të qenë në pararojë të zhvillimit të pajisjeve ushtarake. Raptori F-22 duhet pranuar se është më i pashëm estetikisht, por dhe për trajektoren e fluturimit, ndërsa ndalesa tjetër e forcave amerikane ajrore do të jetë një prototip i telekomanduar, pa pilot, duke qenë se Air Force i pëlqen të revolucionarizojë vetveten.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010