Marrëveshje me Malin e Zi për njohjen e diplomave

Në takim u nënvizua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe u bisedua për forcimin e mëtejshëm të tyre, konkretisht në fushën e arsimit dhe shkencës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal.
Ministri Tafaj, e informoi ambasadorin Dinosha, për ecurinë e procesit të përgatitjes dhe firmosjes së marrëveshjeve dypalëshe të bashkëpunimit në fushën arsimit dhe njohjen reciproke të diplomave, si dhe për kuotat e studentëve që do të studiojnë në Shqipëri.
Nga ana e tij, Ambasadori Dinosha, falënderoi ministrin Tafaj për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij për të nxitur bashkëpunimin me interes reciprok mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës./Start/
2012-06-23 12:34