Sirianët "pushtojnë" Turqinë, kalojnë kufirin pas trazirave
Më shumë se 1000 sirianë kanë kaluar kufirin Siri-Turqi 24 orët e fundit për t`iu larguar dhunës në vend.Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënës i UNHCR-së i cili theksoi se refugjatët janë vendosur në një kamp me çadra.
Ndërkohë ushtria siriane është vendosur me tanke dhe mjete të tjera të rënda ushtarake afër qytetit të Jisr al-Shughour duke i detyruar banorët e këtij qyteti të largohen nga vendi.
Më herët qeveria siriane akuzoi bandat e armatosura për vrasjen e 120 policëve dhe është zotuar për ndërhyrje ushtarake.
Por sipas gazetës turke "Today`s Zaman" kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka theksuar se Turqia se do ti hapë dyert për njerëzit që i largohen konfliktit mes forcave pro-demokracisë dhe forcave të sigurisë.