Situata në Libi, Gaddafi, akuza për përdhunime

Muammar Gaddafi mund të rendohet edhe me nje tjeter padi. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë po ekzaminon provat që tregojnë se kolonel Gaddafi ka urdhëruar një fushatë përdhunimesh nga ushtarët e tij.
Sipas AFP-së, prokurori Luis Moreno-Ocampo tha se ka fakte per perdhunimet, torturat dhe zhdukjen e personave, ne ate qe pershkruhet si instrument terrori i perdorur kryesisht mbi femrat kundershtare te regjimit.
Ndërsa lideri libian deklaroi dy dite me pare se do te luftoje deri ne vdekje, sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders fogh Rasmussen tha se per kolonelin nuk shtrohet me ceshtja nese do te ike, por kur do te ikë.
Numri nje i aleances po i kerkon vendeve anetare të kontribuojnë në përpjekjet ushtarake për të mbrojtur civilët në Libi. Komentet e tij u bene ne diten të takimit dyditor të NATO-s, pikerisht ne kohen kur avionet e aleateve goditen serish Tripolin ne ato qe konsiderohen si bombardimet më të rënda deri tani.