Madona-Paltrou, i japin fund miqësisë, nuk flasin prej muajsh
Flitej prej kohësh, por askush nuk mund të komentonte me siguri për fundin e miqësisë mes Madonës dhe Guineth Paltrou. Mediat amerikane raportojnë se yjet e Hollivudit, as nuk flasin me njëra-tjetrën prej muajsh. Motivi mbetet i fshehtë. Sintomat e para erdhën pas një interviste të Paltrou, e cila u shpreh e zhgënjyer nga një miqësi: “Jam shumë e zhgënjyer nga një mikesha ime, por hakmarrja nuk është diçka që më shkon për shtat”. Fraza dhe fjalë që duken si mesazhe të koduara dhe që mund të deshifrohen vetëm nga Madona. Ishte pikërisht Guineth që u largua nga mbretëresha e popit dhe arsyet për momentin mbeten të paqarta. Disa flasin për një fund të miqësisë që prej dy vjetësh, pas divorcit të Madonës me Gaj Riçin. Ish-zëdhënësja e “Material Girl” përgënjeshtron gjithçka. Sigurisht, ato që dikur e quanin njëra-tjetrën “motra”, tashmë mund të quhen armike.
Fergi
Zgjedh karrierën para lindjes së një fëmije
Këngëtarja e grupit “Black Eyed Peas”, Fergi, thotë se ajo nuk është e gatshme të fillojë familje me burrin e saj Xhosh Duhamel, pasi ende është shumë e fokusuar në karrierë. Fergi mendon se ajo është shumë e ngarkuar me karrierën dhe do të dështonte nëse do të përpiqej edhe të punonte edhe të mbetej shtatzënë. “Çdokush përpiqet t’ju nxjerrë në shtyp për diçka këto ditë, por unë mendoj se jam e fokusuar vetëm në “Black Eyed Peas”. Nuk ka hapësirë në orarin tim për fëmijë. Edhe nëse do të doja të mbetesha shtatzënë, nuk ka gjasa që do të mund të performoja në skenë”, ka thënë Fergi.
11 Qershor 2010