2006, Itali me 4 yje në Berlin
Pjesa e 18-të e dhe e fundit të udhëtimit “80 vite rreth planetit të futbollit”
Nga Skifter Këlliçi
198 vende morën pjesë në ndeshjet mënjanuese të Botërorit ‘2006, nga ku u kualifikuan për në fazën finale të tij 32 skuadrat më të mira. Pas 20 vjetësh Gjermania do të ishte përsëri selia ku do të zhvillohej ky kuvend. Mund të kishte qenë edhe Bashkimi Jugafrikan, por humbi për një votë: 12 me 11. Siç u pëshpërit, gjermanët luajtën tërë numrat bukur fort. Carlz Dempsi, një prej 24 përfaqësuesve të FIFA-s , nga Oqeania, mungoi dhe pikërisht kjo “mungesë” solli që kandidatura gjermane të fitonte ndaj asaj të Bashkimit Jugafrikan dhe Anglisë që edhe ato kishin kartat për të fituar. Sidoqoftë, për të zbutur gjendjen e nderë që u krijua, jugafrikanasve iu dha e drejta që Botërorin 2010, i cili do të nisë këto ditë, ta organizonin ata.
Që futbolli ishte përhapur tërë rruzullin tokësor këtë e vërtetoi edhe mbulimi i këtij botërori nga rrjetet televizive në 214 vende të botës,ku natyrisht përfshihej edhe vendi ynë.
Një vit më parë, pikërisht më 5 maj të vitit 2005, në lajmet e RAI-t mora vesh se ishte shuar Nando Martelini, ky komentator i njohur italian,i cili ishte së bashku me Anton Mazrekun, më shoqëruan me mbresat e tyre në “ballonin” tonë, që e nisi këtë udhëtim rreth planetit të futbollit që nga vitit 1930 me aventurën uruguaiane. E kisha përfytyruar, ashtu se veten, pranë televizorit duke ndjekur botërorët ‘94 ,’98,2002,kisha bërë me të edhe ndonjë bisedë imagjinare, sidomos pas vitit 1999,kur kisha filluar të jetoja në Amerikë. Por këtej e tutje do ta ruaja në vetvete kujtimin e tij, ashtu siç do ta ruanin edhe vetë italianët që ishin rritur më zërin e tij që nga vitit 1944...Do të ruaja kujtimin dhe respektin për atë që me pesë gjuhë të huaja,diplomuar për shkenca politike,sakrifikoi diplomacinë për mikrofonin dhe kamerën sportive dhe, siç m’u shpreh në një intervistë, nuk u pendua kurrë për këtë.
... Të papriturën e parë të këtij botërori e bënë ekuadorianët, që së bashku me gjermanët,të zotët e shtëpisë, u kualifikuan,madje pasi mundën bindshëm Poloninë dhe Kosta Rikën me të njëjtin rezultat 2-0. Argjentina dhe Suedia nuk e patën të vështirë të dërgonin në shtëpi Paraguain,që katër vjet të shkuara aq telashe i pati nxjerrë Francës që do të fitonte në minutën e 114, dhe Trinidadin.
Të papriturën e dytë pas Ekuadorit,por krejt negative, e përsëriti ekipi Serbi-Mali i Zi,që i humbi të tria ndeshjet (0-1 me Holandën, 2-3 me Bregun e Fildishtë dhe 6-0 me Argjentinën), pikërisht ekipi i atij vendi që kishte qenë klienti i parë më 1930 në Uruguai dhe në disa botërorë kishte paraqitur një “resme” të mirë.
Portugalia me pikë të plota dhe Meksika lanë pas Angolën dhe Iranin.
Gana, debutuese mposhti Çekinë me letra të forta kredenciale pastaj edhe SHBA-në, larg nivelit të katër vjetëve më parë, kur kishte arritur në çerekfinale,dhe u kualifikua bashkë me Italinë që i la një pikë veriamerikanëve në një ndeshje gladiatorësh
Australia ndoqi shembullin e Brazilit në grupin F ,ku viktimë mbeti Kroacia e vendit të tretë në botërorin francez ’98 dhe Japonia. Edhe Koreja e Jugut, e katërta më 2002,por jo pa zhurmë pas fitores me Italinë, u largua nga ky botëror së bashku me Togon,që nuk arriti të ndiqte shembullin e Ganës.(Kameruni dhe Senegali ishin në ..konvaleshencë). Spanja dhe Ukraina e Shevçenkos ndalën Tunizinë dhe Arabinë Saudite,(kjo e fundit jo për herë të parë larg dyerve të çerekfinaleve).
Filloi kështu cikli i fazës së ndeshjeve më mënjanim të drejtpërdrejtë, ku gabimi më i vogël të kushton rëndë.
I ndiqja ndeshjet së bashku me shokë shqiptarë nga televizori i shtëpisë sime. Nga tetë ndeshjet e fazës së 1/8 të finaleve më la shije të hidhur ndeshja Itali-Australi. Një lojë e përgjumur,nga ku shumë më tepër pritej nga “axurrët”. U desh minuta e 95,(pesë minuta të shtyra nga gjyqtari që Italia të fitonte një 11- metërsh të dyshimtë, të cilën Toti e shndërroi në gol dhe kështu “axurrët” u ndodhën në çerekfinale. (Sikur të kisha pasur afër Martelinin, do t’i kisha shprehur zhgënjimin tim për nivelin e lojës së italianëve dhe jam i bindur që ai do të më jepte të drejtë).
Po aq i mërzitshëm ishte takimi Zvicër-Ukraninë, ku pas një bardhësie, ,por jo “bukurie që të vret”, siç shkruan Migjeni në një nga skicat e tij të mahnitshme, u desh seria e 11-metërshave, ku zviceranët nuk shënuan asnjë nga tri goditjet e para,(nuk kishte bërë vaki atëherë në ndonjë botëror, ashtu siç nuk shënoi Shevçenko, por jo shokët e tij që realizuan tre).
Me dy gola të Podolskit kundër suedezëve gjermanët ,ndonëse larg Gjermanisë së markës ’74, të Bekenbauerit me shokë, kërkonin të ishin “Yber ales,(mbi të gjithë). Bekhami i dha fitoren Anglisë në takimin me Ekuadorin që, sidoqoftë u largua nga ky botëror më kokën lart.
Me golat e Ronaldos, Adrianos dhe Ze Robertos, Brazili u dha një leksion të mirë ganezëve, të cilët treguan, si skuadra të tjera afrikane, se nuk mjafton të luash mirë, por duhet edhe të shënosh.
Portugalia mposhti Holandën në një takim ku fitues mund të dilnin edhe portokallinjtë.
Franca,pas jehonës së golave të Riberisë, Vierasë dhe Zidanit,(3-1) nuk u la asnjë shpresë spanjollëve dhe dëshmoi se kërkonte të përsëriste suksesin e katër viteve të shkuara.
Në botërorin Itali ’94 argjentinasit e Maradonës dy herë kishin kapërcyer barrierat me 11-metërsha kundër Jugosllavisë dhe Italisë në cerek dhe gjysmëfinale. Por ja që këtë radhë ato qenë bumerang për të. Ishte Gjermania që i mposhti ,pasi në kohën e rregullt Klose, barazoi në 80’, kur me golin e Ajalës argjentinasit pritnin të kalonin në gjysmëfinale. Vendasit, të yshtur nga tifozët e papërmbajtur, fituan 4-2, pasi edhe 120 minutat nuk sollën “asgjë të re nga fronti i luftimeve”,po të perifrazojmë titullin e një romani të famshëm të Remarkut.
Penalltitë dënuan edhe anglezët në takimin me Portugalinë. Madje Kristiano Ronaldo “spiunoi” te gjyqtari Runin me të cilin luante së bashku në radhët e “Mancester Juaitedit”, sepse ai i... kishte shkelur këmbën. Si përfundim,Runi dëbua me karton të kuq. Si të ndikoheshin nga kjo, Lampardi, Xheradi dhe Karrageri gabuan nga pika e 11-metërshit dhe portugezët kaluan në gjysmëfinale.
Italianët nuk u lanë ukrainasve të Shevçenkos asnjë shpresë dhe e përligjën fitoren kundër tyre me rezultatin 3-0.
Pritej që Brazili të hakmerrej kundër francezëve për humbjen e tetë vjetëve të shkuara në finalen e Parisit,por pesë herë kampionët e botës u gjunjëzuan nga një një gol i rrallë i Anrisë në 57 ‘dhe u kthyen të zhgënjyer në atdhe pa Kupën e Botës.
Gjysmëfinalja e parë Gjerman-Itali. Gjermanët kujtojnë takimin e 36 vjetëve me “axurrët”, të cilin e kishte ripërtirë Nando Martelini, më 2003 në një libër të tij.”Vaterloja” meksikanase, nuk duhej të përsëritej. Por sa larg ishte ky dyluftim nga ai 36 vjetëve të shkuara kur në një grusht minutash të shtesës gjysmëorëshe në më pak 30 minuta u shënuan plot pesë gola!.. Dhe italianët fituan 4-3. Në këtë takim, pas 119 minutash, ashtu siç zbardhëllen një velë e vetmuar në horizontin e një deti të dremitur,ashtu zbardhëllenin të lodhura shifrat 0-0 Por këtu ndodhi çudia. Pikërisht atë minutë mbrojtësi Groso, dhe pa kaluar mirë 60 sekonda Del Piero, depozituan në portën kundërshtare dy gola që i shastisën gjermanët. Dhe të mendosh se para fillimit të takimit,drejtuesit e stadiumit,për të nxitur skuadrën e tyre ,kishin lënë të buçiste nga fortafolësit melodinë e këngës “Nota magijke”, të kënduar nga Xhana Manini dhe Eduardo Benato,me të cilin ishte hapur Boterori ’90 në Itali. Por kur u kujtuan ta hiqnin, ishte vonë. Sic pohoi në fund të takimit mbrojtësi italian, Materaci “…të frymëzuarit nga kjo këngë ishim ne dhe jo gjermanët”.
Kështu pas tetë vjetësh transalpinët, siç quhen francezët nga italianët, u ndodhën përballë “axurrëve” që kërkonin për herë të katërt të ishin zotëruesit e Kupës se Botës. U përsërit pak a shumë po i njejti skenar. Por pas një skandali. Kjo ndodhi në 114’ , kur Zidani me një kthesë të befasishme, si të ishte dem, iu sul Materacit dhe e goditi në gjoks. Dhe ta pret mendja që gjyqtari, i sinjalizuar nga anësori, e dëboi me karton të kuq. Sic doli më pas,italiani e kishte sharë Zidanin me origjinë algjeriane, nga... nëna a motra. Pastaj puna arriti te ...penallitë. Por jo si atëherë 0-0, sepse po ky Zidan kishte hapur serinë e golave me 11-metërsh në 7’, kurse Materaci ishte ngritur si periskop mbi lëmshin e fanellave blukaltëroshe të të dyja palëve dhe kishte barazuar. Këtyre episodeve mund t’u shtohen edhe dy të tjera: topi i larguar nga Materaci nga vija e portës dhe goditja e Tonit në traun e portës franceze. Por, sidoqoftë pak për një finale botërori.
Siç e pamë, në pjesën 17-të të këtij cikli në ndeshjen gjysmëfinale Itali-Francë ’98 Di Biaxho kishte goditur traun duke “nënshkruar” humbjen e të vetëve. Por tani, duke korrigjuar shënjestrën, Pirlo, Materaci, De Rosi dhe del Piero nuk përsëritën gabimin e tij dhe të francezëve, veçanërisht të Trezegezë që imitoi Di Biaxhon dhe kësisoj italianët, pa shkëlqim, jo vetëm në këtë betejë, por edhe gjatë tërë botërorit, u ulën për të katërtën herë në fronin e mbretëreshës.
Italia: Bufon, Zambrota, Kanavaro,Materaci, Groso, Gatuzo,Pirlo, Kamoranezi,(Del Piero), Perrota,(De Rosi)), Toti, Toni,(Iakuinta)
Franca: Bartez, Sanjol, Turam,Galas, Abidal, Riberi,(Trezege), Viera,(Diara), Makelele, Zidan, Maluda, Anri (Vilfor).
Ishte e dyta herë pas Botërorit Usa ’94 që fati i kampiones së botës zgjidhej me 11-metërsha. Në takimin Brazil-Itali gaboi Baxho, ndër më të mirët në fushë. Në takimin e fundit,ai që gaboi ishte Trezegeja, që kishte zëvendësuar Riberinë dhe ende nuk ishte ambientuar me lojën.
Shumë diskutime janë bërë për lotarinë e 11-metërshave. “Më gjeni një mënyrë tjetër, - thoshte braziliani Avelanzh, ish presidenti i FIFA-s kur ajo vendosi ne rregulloren e futbollit nenin e 11-metrëshit.- Nuk u pëlqen lojtarëve. Të mësojnë atëherë të gjuajnë saktësisht nga pika ajo pikë e bardhë. “Por ja që, siç e pamë, nga kjo pikë fatale kanë humbur plot futbollist të mëdhenj.”Errare hunanum est”, thonë latinët.(“Të gabosh është njerëzore).
Po jap edhe një shembull tjetër. Në fundgusht të vitit 1955 unë, djalë 17 –vjeçar, po stërvitesha në fushën e Stadiumit “Qemal Stafa” me shokë të tjerë. Po stërvitej edhe ekipi kombëtar i futbollit për një turne jashtë vendit. Me ta edhe portieri ynë legjendar, Qemal Vogli. I thashë Qemali që e njihja mirë: “E di që unë mund të të bëj gol nga penalltia?” “Ik, mor kalama, - ma priti. Ngula këmbë. U bind, u përkul, siç ishim mësuar ta shihnim dhe unë gjuajta nga e majta dhe ai lëvizi nga e djathta. Gol. U nxeh, u përkul për një gjuajtje të dytë dhe unë përsëri gjuajta nga e majta. Përsëri gol!” Dhe kisha këpucë atletike!…
Vetësisht mendoj se në vend të 11-metërshave, pas shtesës së lojës të zbatohet një rregull i tillë: Topi të vihet në një pike 20 metra larg vijës fundore dhe që aty futbollisti të nisen drejt portës. Që të shënojë, do t’u duhet të përdorë disa elemente teknike: dredhë, lëvizje mashtruese, me trup, a pa trup që kështu t’i shmangen portierit. Nga pika e 11-metërshit këto elemente nuk vihen dot në jetë.
Nga rezultate te fazës finale
1/8 e finaleve
Gjermani-Suedi 2-0
Argjentinë-Meksikë 2-1
Angli-Ekuador 1-0
Portugali-Holandë 1-0
Zvicër-Ukrainë 0-0,(0-3 me shtesë dhe 11-metërsha)
Brazil-Ganë 3-0
Spanjë-Francë 1-3
1/8 e finaleve
Gjermani-Argjentinë 1-1,( 4-2 më shtesë dhe 11metërsha)
Itali-Ukrainë 3-0
Angli-Portugali 0-0,(1-3 me shtesë dhe 11-metërsha)
Francë-Brazil 1-0
Gjysmëfinale
Gjermani-Itali 0-2,(me shtesë)
Francë-Portugali 1-0
Finale për vendin e tretë
Gjermani-Portugali 3-1
Finale
Itali-Francë 1-1,(5-3 me shtesë dhe 11-metërsha)
Golashënuesi më i mirë: Klose(Gjermani) 5 gola.
Futbollisti më i mirë: Zidan (Francë)
Epilog
Siç e kam thënë edhe në fillim të këtij cikli, ashtu si Fileas Fogu, personazhi i romanit “80 ditë rreth botës” të Zhyl Vernit dhe unë, Fileas Fogu shqiptar, kreva udhëtimin imagjinar ”80 vjet rreth planetit të futbollit(1930-2010). Pata së pari si bashkudhëtar në këtë “ballon” komentatorin e madh italian, Nando Martelini, që ka komentuar drejtpërdrejt botërorët e futbolli nga viti 1958 deri më 1986,i cili solli edhe kujtime të tij për Nikolo Karozion, ndër të parët komentatorë në botë, që nga botërori Itali ’34. Pastaj Anton Mazrekun, themeluesin e gazetarisë sportive shqiptare, me të cilin këmbeva përshtypje të tij dhe të miat për disa botërorë, deri sa u nda nga ne më 1969,ashtu siç u nda edhe Nando Martelini më 2004. Mendova se kështu do ta bëja më origjinale dhe më tërheqëse historinë e botërorëve të futbollit në këta 80 vjet.
Tani “balloni” ynë po fluturon drejt Afrikës së Jugut. Një etapë e re e po këtij fluturimi. Të tjera të papritura nga më të habitshmet do të regjistrohen gjatë një muaji në stadiumet e këtij vendi afrikan, që për herë të parë organizon një botëror. Do te jenë të tjerë që do të rrëfejnë për të. Por unë, ndonëse shumë larg,në Amerikë,do ta ndjek atë po me aq dashuri që më nxiti të shkruaj për botërorin e vitit 1958, kur nuk isha veçse 20 vjeç e deri tani që jam 72, pra për 52 vjet, në shtyp, në Radio Tirana, në TVSH, a në ndonjë TV tjetër. Po me atë pasion rinor.
Ndaj dua të them: “Lamtumirë dhe mirë ju gjetsha, botërorë të futbollit!”, sepse e di që, sado i dhënë më shumë pas letërsisë artistike, tashmë dashurisë më të madhe, unë do t’i kthehem dashurisë së parë dhe të pashlyeshme deri në vdekje –mikrofonit, kamerës, gazetarisë sportive.
Boston,(SHBA), maj 2010
11 Qershor 2010