E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e bllokadës në Gaza, SHBA-të i premtojnë Palestinës ndihma



Presidenti palestinez, Mahmud Abas u takua me Presidentin amerikan, Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë takim, obama i premtoi homologut të tij se SHBA-të do të investojnë 240 miliardë dollarë në një projekt për ndërtime shtëpish në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe 75 milionë të tjera do t’i transferohen autoriteteve palestineze, shpesh të akuzuara për korrupsion. Ky takim presidentësh nuk mund të përfytyrohet pa parahistorinë e tij. Data e takimit ishte vendosur qëllimisht këtë javë, sepse takimi do të duhej të pasonte vizitën e kryetarit të qeverisë izraelite javën e shkuar në Uashington. Por kjo vizitë u anulua pasi Izraeli sulmoi flotën humanitare me ndihma për Rripin e Gazës, ku si pasojë humbën jetën nëntë vetë dhe shumë pyetje mbetën pa përgjigje. Mbi këto çështje biseduan gjerësisht të dy presidentët, ndërkohë që Presidenti palestinez donte të dinte se si do të vepronin Shtetet e Bashkuara, fuqia mbrojtëse e Izraelit.

Hagë
Dënim me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë

Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dënoi me burgim të përjetshëm dy komandantë të ushtrisë serbe për masakrën e Srebrenicës. Oficerët Vujadin Popoviç dhe Ljubisha Beara, u shpallën në Hagë fajtorë për gjenocid. Ata janë të akuzuarit e parë që dënohen nga Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara për rrethana të tilla të krimit. Një i akuzuar i tretë, u dënua me 35 vjet heqje lirie për ndihmën e dhënë në ushtrimin e gjenocidit. Katër ish-oficerë të tjerë të ushtrisë dhe policisë u dënuan me nga pesë deri në 19 vjet heqje lirie.

Hungari
Liberalët e djathtë fitojnë zgjedhjet parlamentare

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Holandë vërehet një fitore e ngushtë e liberalëve të djathtë (VVD) dhe një ndryshim i qeverisë. Sipas rezultateve të fundit nga numërimi i votave partia liberale VVD e drejtuar nga ish-menaxheri, Mark Rute ka arritur të fitojë dhjetë mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Kështu nga 150 vendet në parlamentin holandez ajo ka siguruar 31 prej tyre. Menjëherë pas liberalëve të djathtë janë socialdemokratët, të cilët arritën të sigurojnë 30 vende.

Maqedoni
Austria kërkon zgjidhjen e emrit për anëtarësimin në BE

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger i ka prerë shpresat Maqedonisë për të marrë një datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Gjatë një takimi me homologun maqedonas Antonio Milloshoski, Shpindeleger ka deklaruar se vendi ballkanas nuk do të marrë një datë në samitin e Luksemburgut që zhvillohet të hënën. “Duhet të jemi realistë. Takimi ynë i ardhshëm është të hënën dhe mendoj se nuk do të ketë një vendim të tillë”, ka pohuar Shpindeleger. Shefi i diplomacisë austriake ka nënvizuar se një pengesë për këtë projekt është kontesti i emrit me Greqinë.

Përgatiti: Blerina Olldashi

11 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›