Thaçi paralajmëron fundin e pavarësisë së mbikëqyrur, reagon opozita
Në fjalën e tij para parlamentit, kryeministri vlerësoi zhvillimet e vendit
Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës po i vjen fundi. Vendi po ndërton kapacitete të mjaftueshme për t’iu bashkuar familjes europiane. Kjo deklaratë e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi para parlamentit ka mjaftuar që opozita të reagonte se deklarata të tilla nuk kanë të bëjnë me realitetin ekzistues dhe se fjala e kryeministrit tingëllonte qesharake. Sidoqoftë, kryeministri Thaçi tha se Kosova ka kapacitete të plota t’i zbatojë standardet e nevojshme për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO.
“Periudhës së pavarësisë së mbikëqyrur, siç parashihet me planin e presidentit Ahtisari, po i vjen fundi dhe sfidat tona në të ardhmen do të jenë sfida drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Sot, Kosova ka ndërtuar kapacitete të plota në kuptimin politik, legjislativ, por edhe ekonomik, të përballet me zbatimin e suksesshëm të kritereve demokratike në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të veta”, tha Thaçi. Deklarata e tillë e kryeministrit Thaçi, për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ishte një tallje me Parlamentin. Daci rikujtoi se Bashkimi Europian pikërisht këtë javë i zgjati mandatin EULEX-it edhe për dy vjet, në kohën kur Thaçi beson se mbikëqyrjes ndërkombëtare po i vjen fundi. “Ishte fjalim argëtues dhe ishte mirë që na bëri të qeshim në Parlament dhe mendoj se ajo që binte në sy më shumë ishte që po vjen koha e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, ishte në s’përputhje 100 për qind me Brukselin, i cili i vazhdoi edhe për dy vjet mandatin EULEX-it”, theksoi Daci. Ndërkohë, edhe nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Gashi, tha se Kosova nuk e ka arritur atë performancë në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore, e cila pretendohet në fjalimin e kryeministrit. “Fjalimet e liderëve janë ngapak populiste, nuk përkojnë gjithmonë me realitetin, kanë një dozë diskrepance mes realitetit dhe asaj që pretendohet. Mendoj që ishte një fjalim inkurajues, që po të pretendohet të bëhet realitet, do të ishte mrekulli për Kosovën. Por, kapacitetet dhe energjitë ekzistuese nuk i shoh se janë të mobilizuara për të arritur atë performancë të shtetit të Kosovës që kryeministri e pretendoi me fjalimin e tij”, tha Gashi. Mospajtimet e opozitës me deklaratat e kryeministrit vazhduan edhe te tema aktualisht numër një në politikën dhe mediat kosovare, që ka të bëjë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeministri Thaçi tha se krimi dhe korrupsioni kanë shumë adresa në Kosovë, por u zotua se askush nuk do të mbetet pa u përballur me ligjin. “Siguroj edhe sot se nuk do të lejohet as edhe një lloj korrupsioni, keqpërdorimi apo krimi i organizuar. Unë dhe Qeveria që e udhëheq e kemi thyer heshtjen 10-vjeçare, apo mbulimin e korrupsionin dhe krimit të organizuar. Dhe, kjo betejë nuk e ka një adresë, ka shumë adresa, por jam i bindur, i sigurt se edhe këtë betejë do ta fitojmë”, theksoi Thaçi. Edhe kjo deklaratë e Thaçit, sipas deputetit opozitar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ishte në kuadër të serisë së deklarimeve të tij publike që janë në s’përputhje me realitetin ekzistues në Kosovë.
Mitrovicë, plagosen pesë shqiptarë nga sulmi i serbëve
Pesë të rinj shqiptarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore pasi u sulmuan fizikisht nga një grup të rinjsh serbë në një lagje të banuar me popullatë të përzier në pjesën veriore të Mitrovicës.
Policia në Mitrovicë tha se besohet që sulmuesit kishin përdorur mjete të forta, përfshirë këtu shufra metalike, ndërsa njëri nga viktimat i kishte thënë policisë se edhe një sëpatë është vënë në përdorim nga ana e të dyshuarve. Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Prishtinës. “Pesë persona të dyshuar, të gjithë të përkatësisë etnike serbe, të moshës prej 17 deri 22 vjeç, janë identifikuar dhe arrestuar lidhur me rastin, ndërsa të njëjtit janë liruar pas deklaratave të dhëna në polici me vendim të prokurorit ndërkombëtar të EULEX-it”, thuhet në një njoftim të policisë. Rasti është cilësuar nga autoritetet e rendit me motive të urrejtjes ndëretnike dhe po hetohet nga hetuesit policorë të sektorit për krime të rënda.
11 Qershor 2010