E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, LSI, PSD në mbështetje të grevistëve të Gërdecit

Autori i Lajmit: red.
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, shprehu përkrahjen e plotë për grevistët e Gërdecit. Gjatë vizitës në ambientet ku 7 banorë të Gërdecit po bëjnë grevë, Gjinushi tha se ky është një detyrim jo vetëm i qeverisë, por i gjithë shoqërisë, sepse kjo ishte një tragjedi që u përjetua nga të gjithë. “Ne do të bëjmë ç është e mundur, sigurisht në kushtet e opozitës që të realizojmë tërë kërkesat tuaja, që janë më se të ligjshme”, - tha ai. Gjinushi theksoi se këta banorë nuk përfaqësojnë thjesht kërkesat e tyre, por edhe interesat e gjithë atyre që janë jashtë, të gjithë popullit të Vorës dhe të Gërdecit, madje edhe më gjerë, që u dëmtuan nga kjo tragjedi dhe krim shtetëror që u krye në mes të Tiranës. Ndërkohë po dje, kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë pranë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Silva Bino, dhe anëtarë të komisionit, mjekë në profesion, ishin pranë grevistëve në Gërdec. Anëtarët e Asamblesë kanë takuar mjekun që i ka ndjekur nga afër grevistët dhe kanë folur për gjendjen e tyre shëndetësore. Pas bisedës me mjekun dhe me vetë grevistët, kanë konstatuar se gjendja e grevistëve në ditën e katërt po përkeqësohet. Edhe LSI mbështet grevistët. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, kryetari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Sokol Dervishaj dhe anëtari i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, si dhe të tjerë drejtues të LSI-së kanë vizituar dje ish-punëtorët e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, të cilët prej më se katër ditësh janë futur në grevë urie. “I bëj thirrje publikisht Qeverisë për të likuiduar deri më një sakrificën, tashmë të paguar me jetë njerëzish në Gërdec”, - tha Vasili.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›