Java e Albanologjise ne tetor ne Prishtine
Instituti Albanologjik i Prishtines pret Javen e Albanologjise qe do te mbahet nga data 25 deri me 29 tetor. Ne kete aktivitet qe financohet nga Ministria e Arsimit e Shkences dhe Teknologjise se Kosoves pritet te marrin pjese rreth 100 albanologe te cilet do te shpalosin studimet e tyre me te reja nga gjuhesia letersia historia folkloristika dhe etnologjia shqiptare. Zyrtaret e ketij institucioni kane thene se tashme jane percaktuar edhe oraret e mbajtjes se sesioneve dhe temat e diskutimit per te gjitha deget. Dega e Gjuhesise eshte caktuar te debatoje per temen Zhvillimi i shqipes standarde dega e Letersise debaton rreth temes Letersia shqipe sipas renies se murit te Berlinit ajo e Historise Kryengritjet shqiptare te vitit 1910 dega e Folklorit Folklori krijimtaria gojore dhe vlerat kulturore ndermjet tradites dhe globalizimit ndersa dega e Etnologjise ka zgjedhur temen Qasjet etnologjike dhe kulturore shqiptare. Per te gjitha keto sesione jane ftuar te marrin pjese 20 studiues nga vendi dhe nga bota.