Shqipëria U-19 sot luan për kualifikimin

Shqipëria U-19 e drejtuar nga Ramadan Shehu, përvecse ka gëzuar pamasë tifozët shqiptarë duke mposhtur kombëtaren e 19 vjecarëve të Serbisë, mund të bëhet i pari ekip kombëtar shqiptar që kualifikohet në një eveniment ndërkombëtar. Kuqezinjve të vegjël tani u duhet që të shënojnë fitore në ndeshjen që zhvillojnë të martën me fillim prej orës 20:30 ndaj Lihtenshtajnit për të siguruar një vend në të ashtuquajturën "Ellite Round" të Kampionatit Evropian U-19. Në rast se arrin kualifikimin Shqipëria U-19 do të garojë në një nga shtatë grupet në "Ellite Round". Fituesit e grupeve në "Ellite Round" sëbashku me vendasit e Cekisë do të luajnë në turneun final (me pjesëmarrjen e 8 skuadrave) prej nga do të dalë skuadra kampione e vitit 2008.
Fitorja eventuale ndaj Lihtenshtajnit, një detyrë që në letër duket e lehtë, do t'i sillte kualifikimin e sigurt ekipit tonë, ndërsa barazimi do të ishte i vlefshëm vetëm në rast se Spanja do të shënojë fitore përballë Spanjës.
Xhiroja 1: Serbi – Lihtenshtajn 3:0, Spanjë – Shqipëri 2:0
Xhiroja 2: Shqipëri – Serbi 2:1, Spanjë – Lihtenshtajn 0:0
Xhiroja 3: të martën më 23 tetor takohen Spanjë – Serbi, Shqipëri – Lihtenshtajn
1. Spanja 2 1 1 0 2:0 4
2. Serbia 2 1 0 1 4:2 3
3. SHQIPËRIA 2 1 0 1 2:3 3
4. Lihtenshtajn 2 0 1 1 0:3 1