Sistemi i ri i telefonisë celulare "Wi MAX", së shpejti në Shqipëri
Në Shqipëri së shpejti do të zgjerohet tregu i shërbimeve celulare përmes një sistemi të ri, "Wi Max". Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, i cili deklaroi në një takim me industrialistët gjermanë se, "shumë shpejt ne do të hapim tenderat ndërkombëtarë për licencat e teknologjisë Wi Max". Futja e një sistemi të tillë të ri në tregun celular, pritet të ndikojë në dy drejtime, në liberalizimin e tregut të telefonisë së lëvizshme, si dhe në ofrimin e çmimeve më të lira për konsumatorët. Sistemi "Wi Max" ofron transferim të dhënash, internet, video, si dhe telefoni të lëvizshme me kosto të ulët.
22 Prill 2008