E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padova nuk e pret Kasamin

Nga Express më 29 dhjetor 2010 në ora 18:46

Pajtim Kasami nuk dëshiron të luajë në Serie B dhe ekipi më i interesuar për shërbimet e tij, Padova nuk e ka ndërmend ta presë më gjatë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i këtij ekipi, Rino Foschi.

“Çdo ditë, djaloshi thotë se nuk dëshiron ta lërë Serie A. Nëse vazhdon ta thotë këtë, ne do ta ndryshojmë objektivin. Nuk e kam më ndërmend ta pres”, deklaroi Foschi për televizionin e klubit, padovasport.tv.

Palermo e ka ndërmend ta huazojë mesfushorin shqiptar, por 18-vjeçari preferon të luajë te një skuadër tjetër e Serie A, e jo në një ligë më poshtë.

Për të, interesim kanë shfaqur edhe Cesena, Bari e Chievo, por presidenti i klubit, Maurizio Zamparini i ka propozuar përfaqësuesit U21 të Zvicrës që ta pranojë ofertën e Padovas, ku do të kishte mundësi të luante në vazhdimësi, për dallim nga klubet tjera të interesuara për të nga elita e futbollit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›