Siti blen Samir Nasri, Çelsi tenton Huan Matën
BRITANI- Mançester Siti ka zyrtarizuar blerjen e Samir Nasri, duke bërë një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Klubi i sheikut arab Al-Mansur ka paguar 23 milionë stërlina për fantazistin francez, duke bërë një tjetër shpenzim të çmendur në këtë merkato. Nasri do të përfitojë një rrogë prej 160 mijë stërlinash në javë te “Citizens”. Mediat në Francë kanë shkruar se ai preferonte Mançester Junajtid, por Siti duket skuadra më e fortë pas blerjeve të Agueros, Klishi e Saviç këtë verë.
Çelsi
Huan Mata duket vetëm një hap larg Çelsit, pas ofertës së bërë dje nga klubi i Roman Abramoviç. Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, londinezët i kanë bërë një ofertë prej 31 milionë eurosh Valencias, e cila duket e joshur. Pas barazimit 0-0 me Stouk Sitin në kampionat, trajneri Vilas Boas ka kërkuar haptazi përforcime. Përveç Matës, në listën e blerjeve të Çelsit janë edhe Alvaro Pereira i Portos dhe Luka Modriç i Totenhemit, por këto tratativa duken më të vështira se ato për spanjollin.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)