E Diel, 1 Nëntor 2026

Siti, mision në gjermani për Riberi

Sikurse është bërë e njohur nga tabloidët anglezë gjatë ditës së djeshme, trajneri i Mançester Sitit, Mark Hjuxhs, ka fluturuar javën e kaluar në drejtim të Gjermanisë për të bindur talentin e njohur francez të Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, që të firmosë për klubit e tij. Për skuadrën bavareze tashmë mësohet se janë të gatshëm plot 60 milionë sterlina (rreth 67 milionë euro), për të bërë të mundur blerjen e francezit. Po ashtu janë parashikuar edhe disa detaje të kontratës së tij, ku sipas të gjitha gjasave Riberi do të mund të përfitojë një shumë prej 200 mijë sterlinash në javës. Por, lojtari dëshiron të shkojë në janar te Barcelona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›