E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja U-19 e mbyll në paqe turneun miqësor në Qipro

Shqipëria U-19 barazoi 0-0 në miqësoren me Qipron U-19 në takimin e dytë në ishullin e Mesdheut dhe i katërti midis dy përfaqësuesve përfshirë edhe dy të zhvilluar në Shqipëri në javën e fundit të tetorit. Më gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, asnjëra prej tyre nuk mundi të shënojë të paktën një gol. Ky ishte takimi i katërt midis dy përfaqësuesve. Bilanci i Shqipërisë U-19 me Qipron në 4 ndeshjet miqësore të zhvilluara është 1 fitore, 3 barazime, 0 humbje. Golat: 5-3 Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Ramadan Ndreu do të marrë pjesë në eliminatoret e Kampionatit Europian U-19, Grupi 1, së bashku edhe me Italinë, Irlandën dhe San Marinon. Ndeshjet do të zhvillohen nga data 13-18 nëntor 2009 në San Marino. 52 ekipe marrin pjesë në këto eliminatore të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e vendeve të para të çdo grupi, plus dy vendet e treta më të mira të grupeve do të kalojnë në fazën tjetër eliminatore, të quajtur Elite Raund.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›