E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në Libi, rebelët marrin në kontroll banesën e Gadafit

Gadafi deklaron se nuk do të dorëzohet. Në një deklaratë të radhës, ai ka thënë se është në Tripoli dhe në asnjë arsye nuk do të largohet.
 “Forcat tona po përzënë rebelët nga Tripoli” ka thënë më tej Gadafi. Kryengritësit kanë avancuar drejt qendrës së qytetit dhe luftimet kundër forcave të Gadafit zhvillohen pranë rezidencës Bab Al Azizia.

Rebelët kanë mundur të hynë në kompleksin e Gadafit. Lajmi bëhet i ditur nga BBC i cili i referohet Al-Jazeeras. Rebelët po festojnë duke shtënë në ajër me armë, ndërkohë që raportohet se forca pro Gadafit kanë ndërprerë luftimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›