Europa kujton viktimat e stalinizmit dhe nazizmit
Zyrtarët evropianë janë mbledhur sot në Varshavë për të kujtuar viktimat e stalinizmit dhe nazizmit, në përvjetorin e 72-të të nënshkrimit të paktit nërmjet Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik.
I njohur si pakti Ribentrop-Molotov, ai nxiti Luftën e Dytë Botërore dhe okupimin e Polonisë nga ana e Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik.
I njëjti çoi në pushtimin sovjetik të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Përfaqësuesit e disa vendeve evropiane nënshkruan sot të ashtuquajturën "Deklarata e Varshavës", duke u zotuar se vuajtjet e viktimave të regjimeve totalitare "nuk do të zhyten në harresë".
Në vitin 2008, Parlamenti Evropian votoi 23 gushtin si datë që do të shënonte Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.