Vrau veten dhe gruan shtatzënë, mesazhi: Fëmijës tregoji arkivolin
RROGOZHINE -Qyteti me më pak se 10 mijë banorë u rikthye ditën e djeshme në vëmendjen e gjithë vendit, ku një ish i dënuar për shpërndarje lëndësh narkotike, vrau të fejuarën e tij 22-vjeçare, veten e tij, por njëkohësisht dhe foshnjën tremuajshe, e cila gjendej në barkun e nënës së saj. Ka qenë pikërisht krijesa e pafajshme, e cila është shndërruar në mollën e sherrit mes çiftit të fejuar pak muaj më parë. 27-vjeçari Kreshnik Selmani, i cili ishte liruar nga burgu në dhjetor të 2010-ës, nuk ka pranuar të mbajë fëmijën dhe prej gati dy muajsh ai grindej vazhdimisht me të fejuarën e tij, Marsida Hoxha, duke i kërkuar kësaj të fundit të mos e mbante foshnjën, por ajo e ka refuzuar këtë gjë. Situata është përkeqësuar ditën e djeshme, kur Selmani, me gjakftohtësi ka qëlluar me një plumb të vetëm në kokë Hoxhën e më pas ka mbështetur kokën në tytën e armës dhe ka tërhequr këmbëzën, duke i dhënë fund në këtë mënyrë dhe jetës së tij.
Ngjarja
Ka qenë ora 09:00 e mëngjesit, kur çifti i ri ndodhej në banesën e familjes Hoxha, në të cilën banonte Marsida bashkë me dy motra, vëllanë dhe nënën e saj, pasi i ati prej vitesh gjendej në emigracion në Itali. E ëma ishte kthyer vetëm dy ditë më parë nga Italia, ku kishte shkuar të takonte bashkëshortin e saj.
Në momentin e ngjarjes, në banesë kanë qenë vetë Kreshniku dhe Marsida, pasi e ëma ishte duke shoqëruar fëmijët e tjerë për në shkollë. 22-vjeçarja ka qenë duke përgatitur kafenë për të fejuarin e saj, i cili kishte ardhur një natë më parë në banesën e familjes Hoxha. Në këto momente, Kreshnik Selmani ka nxjerrë një armë të tipit 'Kallashnikov', të cilën, sipas hetimeve, ai e kishte sjellë me vete, dhe ka qëlluar një herë të vetme në kokë 22-vjeçaren Hoxha, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Më pas, në kushte të rënda depresioni, 27-vjeçari ka mbështetur kokën e tij mbi tytën e armës dhe ka qëlluar veten, duke i dhënë fund në këtë mënyrë dhe jetës së tij. Ishin fqinjët e familjes, të cilët pasi kanë dëgjuar dy të shtënat kanë dalë të alarmuar për të parë se çfarë ka ndodhur. Kur kanë hyrë në banesën e familjes Hoxha, ata kanë parë dy trupat e pajetë të Selmanit dhe Hoxhës, të cilët ishin të shtrirë në tokë të pajetë.
Motivet
Nga provat e gjetura në vendngjarje, efektivët e policisë kanë arritur të sigurojnë një fotografi të çiftit, ku mbrapa saj ishte shkruar nga Selmani teksti: "Mallkuar qofsh. Për sa kohë ishim bashkë, faleminderit. Fëmijës që ke në bark, tregoji arkivolin". Të afërmit e viktimës të pyetur nga "Gazeta Shqiptare" bënë të ditur se dyshimet kryesore mbi arsyen e krimit bien mbi foshnjën, pasi që prej kohës që Selmani mori vesh faktin se e fejuara e tij ishte shtatzënë, nisën debatet mes tyre. Nga ana e saj, policia e Kavajës është duke vijuar mbledhjen e provave dhe të dëshmive për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes që tronditi ditën e djeshme gjithë vendin.
(d.b/Thimi SamarxhiuGazetaShqiptare/BalkanWeb)