Greva e palës greke, paralizohet puna në Kapshticë, ankohen emigrantët
KORCË- Ora 7 e mëngjesit të sotëm ka paralizuar edhe pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Shkak është bërë greva 48 orëshe e doganierëve grekë, e cila do të zgjasë deri ditën e enjte, duke ndaluar kështu lëvizjen e automjeteve që hyjnë dhe dalin në shtetin grek.
Sikurse ka ndodhur edhe në grevat e mëparshme, sot është lejuar vetëm qarkullimi i kalimtarëve. Sakaq emigrantët shqiptarë shprehen të lodhur nga grevat e punonjësve të doganës greke, duke deklaruar se në ditë greve duhet të shpenzojnë dyfishin e ditëve të zakonshme, pasi iu duhet të lënë automjetet në tokën greke apo anasjelltas dhe të paguajnë përvec parkingut për dy ditët e grevës edhe biletën e një taksie, kjo e fundit në mjaft raste me cmime të kripura.
"Vij nga Volosi, kam lënë makinën nga ana tjetër, më thanë ta marr kur të mbarojë greva. Shpenzojmë shumë për të marë taksi”, tha një emigrant.
Ndërkohë autoritetet doganore paralajmërojnë biznesmenët, qytetarët dhe emigrantët të reduktojnë kalimin në këtë pikë kufitare deri ditn e enjte. Ndërkaq situata paraqitet e qetë në pikën doganore të Kakavijës, e përfshirë gjihashtu nga greva e doganierëve grekë.
(m.a/News24/BalkanWeb)