E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryetarja e Gjykatës Supreme kanadeze ftohet në Tiranë

25/05/2005  Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, ka ftuar për një vizitë zyrtare në datat 3 dhe 4 qershor një delegacion të Gjykatës Supreme të Kanadasë. Ky delegacion, sipas burimeve nga Gjykata e Lartë, do të drejtohet nga kryetarja Beverley McLachiin, e cila do të shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Frank McArdle, si dhe nga gjyqtari i kësaj gjykate, Michel Bastarache. Kjo vizitë, pohojnë burimet, është e para e këtij lloji në vendin tonë. Ndërkaq bëhet e ditur se gjatë vizitës, kryetarja e Gjykatës Supreme të Kanadasë do të bëjë vizita dhe takime me krerët më të lartë të gjyqësorit shqiptar. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, ka bërë vizitën e tij të parë në Kanada në vitin 2003. Gjatë vizitës në Shqipëri, kryetarja McLachlin dhe delegacioni që e shoqëron do të takohen dhe zhvillojnë bisedime me personalitet më ta larta të gjyqësorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›