E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata, raport pranë KE-së dhe OSBE-së

Të gjitha përfundimet e nxjerra nga Avokati i Popullit për gjendjen e burgjeve në Shqipëri do t'i përcillen edhe institucioneve ndërkombëtare si Komitetit për Parandalimin e Torturës, OSBE-së dhe Këshillit të Europës. Këto konstatime iu janë dërguar dhe institucioneve që janë përgjegjëse për përmirësimin e gjendjes në burgje.


Në monitorimin që ka bërë Avokati i Popullit kanë asistuar dhe disa organizma të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë si OSBE, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës dhe disa organizata të tjera. Mekanizmi për Parandalimin e Torturës funksionon vetëm në 22 shtete të botës dhe në Shqipëri është vlerësuar puna e këtij organizmi.


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian ka kërkuar që Avokati i Popullit në vendin tonë të japë ndihmën e tij për shtetet fqinje si për Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi si dhe Serbinë, për ngritjen dhe funksionimin e këtij mekanizmi në këto shtete.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›