E Diel, 1 Nëntor 2026

Enveri shtirej si kursimtar i madh dhe bënte jetë përrallore

Vahid Lama

PËR HERË TË PARË/ Kujtimet e sekretarit personal të diktatorit.

“Jo vetëm veshjet për vete dhe familjarët, por edhe ujin e pijshëm ia sillnin me porosi nga Perëndimi”

(vijon nga numrat e kaluar)

“Enveri jetonte në luks me gjithë familjarët, ndërkohë shtirej sikur ishte një kursimtar i madh”. Në kujtimet nga periudha e punës në kabinetin e Hoxhës, Vahid Lama i kushton një vend të veçantë mënyrës përrallore të jetesës së kreut të regjimit. Ai, shkruan ish-sekretari personal, kishte krijuar një bllok brenda Bllokut, të cilit në biseda mes miqsh i thoshim “Sulltanati i Hoxhatëve”. Duke iu kthyer privilegjeve të familjes, Lama nënvizon se shteti harxhonte ilegalisht mijëra dollarë për të siguruar veshje dhe bizhuteri nga më të shtrenjtat për vajzën dhe nuset e djemve të Hoxhës. Sakaq, vë në dukje ai, çdo fundvit e në vigjilje të ditëlindjes së diktatorit, ambasadorët e Shqipërisë të vendeve perëndimore viheshin në garë për t’i dërguar “perandorit” dhuratën më të çmuar. Episodet në vijim të kujtimeve të juristit që ka punuar 13 vite në paradhomën e Enverit, zbulojnë një pjesë të intrigave të diktatorit në raportet me krerët e institucioneve shtetërore, ku shpesh i përçmonte pa shkak dhe i vinte në lojë si të ishin kukulla në dorën e tij…

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›