E Diel, 1 Nëntor 2026

Sjellje rrugaçërore e Artan Shkëmbit, braktis studion televizive nga paniku i turpërimit

17-04-2011 / Gazeta 55

Kandidati socialist për bashkinë e Pogradecit, Artan Shkëmbi, braktis studion televizive duke mos pranuar të intervistohet, nga paniku se s’po ka suksesin e pritur politika bllokuese e rrugës së vetme dhe e bojkotimit të medias

Ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim përmes sekretarit për Çështjet Ligjore, Ylli Manjani, ndaj skandalit të ndodhur dje me kandidatin e opozitës për bashkinë e Pogradecit, Artan Shkëmbi i cili braktisi studion televizive të Ora News në shenjë proteste. Manjani e cilësoi këtë si braktisje të debatit politik që vjen si rrjedhojë e mungesës së alternativave dhe projekteve të kandidatëve të opozitës. Gjithashtu ai tha se kjo tregon se ata nuk kanë hyrë në zgjedhje si projekt konkurrues, por bllokues.
“Ka një braktisje të dukshme të debatit politik në media nga ana e kandidatëve të rrugës së vetme. Kjo braktisje tregon në fakt se ata nuk kanë hyre në zgjedhje si alternativë konkurruese, por si forcë bllokuese dhe dëmtuese të procesit të zgjedhjeve”,  u shpreh sekretari për çështjet ligjore i LSI-së, Ylli Manjani.
Duke vazhduar më tej Manjani deklaroi se e “braktisja e studios televizive ‘Ora Neës’, nga ana e kandidatit të rrugës së vetme është në fakt një shprehje nervoze dhe njëkohësisht e sinqertë e strategjisë së Rrugës së vetme për të mos komunikuar me qytetarët, pa lere pastaj me kandidatët e ‘Aleancës për Qytetarin’”.
Duke ironizuar si kryetarin e opozitës Ramën ashtu edhe kandidatin e “ Aleancës për të Ardhmen”, Shkëmbin, Manjani i ka bërë thirrje atyre të qetësohen dhe të dhe të kenë kurojon t’i informojnë qytetarët sipas ligjit.
“E kuptojmë Artan Shkëmbin në Pogradec se nuk ka ç’tu thotë qytetarëve të Pogradecit për lejet e ndërtimit që ka dhënë në favor të shokëve të rrugës së vetme në Tiranë. Ashtu siç kuptojmë qartësisht të gjithë shokët e tij në të gjithë vendin që nuk kanë asnjë alternativë, projekt apo ide për të konkurruar në këto zgjedhje. E kuptojmë gjithashtu, Ramën, Shkëmbin dhe gjithë rrugëtarët e vetëm se i urrejnë në kulm qytetarët shqiptar që po i braktisin çdo ditë, por i ftojmë ata të qetësohen dhe të kenë kurajon t’i informojnë ato sipas ligjit”, u shpreh Manjani.
Ai ka shtuar më tej se LSI nuk mirëkupton as Shkëmbin e as guralecët e rrugës së vetme , teksa përpiqen të vënë në vështirësi organizative median e lirë që po pasqyron këtë fushatë jo pa vështirësi. Përmes kësaj deklarate Manjani theksoi se “qëllimi i ‘Aleancës për Qytetarin’ është i qartë, mbyllja e gojës së medias duke u fshehur pas parimit të balancës politike. Kështu e koncepton rolin e medias rruga e vetme”.
Manjani ka bërë të ditur gjithashtu se Lëvizja Socialiste për Integrim e angazhuar në “Aleancën për Qytetarin”, do të vazhdojë komunikimin me qytetarët dhe është e gatshme të debatojë me cilindo kandidat me projekte konkrete. “Ne do të vazhdojmë komunikimin tonë sepse në demokraci ka një rrugë të vetme dhe kjo  është debate dhe komunikimi. Heshtja, dhe braktisja janë sindroma diktaturash prej të cilave shqiptarët janë ndare 20 vite më parë”, ka përfunduar këtë reagim Ylli Manjani, sekretar për çështjet ligjore në LSI-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›