E Diel, 1 Nëntor 2026

“S`ka padi për vdekjet në spitale”

 

TIRANE- Policia e kryeqytetit deklaroi dje se nuk ka marrë denoncim në strukturat e saj nga krerë të Spitalit Ushtarak apo të personelit të këtij spitali lidhur me abuzime të mundshme në dëm të pacientëve. Sipas kreut të policisë së Tiranës, Hamdi Fiora, në strukturat që ai drejton nuk ka ndonjë hetim në lidhje me përfshirje të mundshme të agjencive funerale në vdekjen e pacientëve të shtruar dhe të cilët kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitale. Sipas deklaratës së bërë nga policia e kryeqytetit, rastet e vdekjeve të pacientëve në spital për shkaqe të ndryshme nuk kanë lidhje me agjenci të ndryshme funerale që operojnë në kryeqytet. Ndërkaq krerë të policisë së kryeqytetit kanë marrë kontakte edhe me drejtues të institucioneve të ndryshme shëndetësore në kryeqytet në lidhje me një çështje të tillë. Nga kontaktet që ata kanë pasur mes tyre, është konfirmuar se nuk ka pasur raste të ndërhyrjes së njerëzve të ndryshëm në përkeqësimin e gjendjes së pacientëve në interes të agjencive të ndryshme funerale.               d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›