E Diel, 1 Nëntor 2026

Skadon afati palet sarrijne konsensusin per reformen zgjedhore

Komisioni i reformës zgjedhore ka përfunduar diskutimet për çështjet më të nxehta mbi këtë çështje, duke mos arritur që të përmbyllin miratimin e të gjitha amendamenteve. Pas disa orë diskutimesh anëtarët e këtij komisioni nuk kanë arritur konsensusin përfundimtar, duke vendosur që Komisioni i Reformës Zgjedhore t`i dërgojë Kuvendit një raport për nenet e miratuara, ku ligjvënësit do të vendosë më pas në lidhje me nenet e pamiratuara. Sipas deputetit Gjiknuri  në këtë mbledhje nuk u arrit kompromisi. 
Ndërkohë që sipas përfaqësuesit demokrat në këtë komision, Bylykbashi në takim u diskutua për numërimin. Sipas tij, amendimet e PD ishin sipas OSBE-ODIHR. Megjithatë, meqënëse reforma zgjedhore ka karakter politik e teknik, në ditët në vijim do të vendoset për mënyrën sesi do të operohet për plotësimin e të gjitha amendamenteve. Data e sotme ishte afati përfundimtar për këtë komision, afat i cili nuk dha rezultatin e pritur. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›