E Diel, 1 Nëntor 2026

Skadon më 30 prill afati i dorëzimit të projekteve nga shkollat për ACES



Skadon më 30 prill afati i dorëzimit të projekteve nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të vendit për të marrë pjesë në projektin austriak “ACES”. ACES (Academy of Central European Schools) është një projekt i Fondacionit austriak “ERSTE foundation” në bashkëpunim me Interkulturelles Zentrum (Austri), e cila është dhe njësia koordinuese e kësaj nisme. Projekti “ACES” synon të nxisë partneritetin midis shkollave 9-vjeçare dhe të mesme nëpërmjet aplikimit dhe konkurrimit me projekte për tema që lidhen me vlerat dhe zhvillimet europiane. Objektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i këtyre vlerave në shkolla, me fokus të veçantë në çështje të integrimit europian, dialogut ndërkulturor, traditave dhe vlerave të përbashkëta, etj. Projekti synon të nxisë shkollat të përfshihen në nisma ndërkombëtare, duke mundësuar kështu një dialog të qëndrueshëm midis të rinjve. Qëllimi kryesor i projektit të ACES për vitin 2010, është pjesëmarrja dhe roli aktiv që duhet të kenë nxënësit në zgjidhjen e konflikteve në mënyrë konstruktive dhe jo violente, që përkon dhe me fundin e dekadës ndërkombëtare “Për një Kulturë të Paqes dhe Jo dhunës për Fëmijët e Botës. Aplikimi do të jetë i hapur për shkollat deri më 30 prill 2010, i cili është dhe afati i fundit për dorëzimin e projekteve. Për informacion të mëtejshëm lidhur me pjesëmarrjen në këtë projekt, formularët e aplikimit etj, konsultoni faqen e internetit www.aces.or.at ose www.iz.or.at .

1 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›