E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunoi prej 3 vitesh të bijën, pranga babait mostër



ITALI – Ka përdhunuar për tre vjet rresht të bijën, e cila tashmë është 15 vjeçe, arrestohet babai. Sipas mediave italiane, personi i arrestuar është një shtetas shqiptar, rreth 37 vjeç, mbi të cilin rëndon akuza e përdhunimit. Vajza filloi të dhunohej nga i ati kur ishte vetëm 12 vjeçe, por vetëm një vit më parë pati guximin t’i tregonte së ëmës lidhur me atë çfarë kishte ndodhur. E ëma kishte frikë nga reagimi i të shoqit dhe për këtë arsye nuk e denoncoi atë. Gjatë kohëve të fundit kishin ndodhur një sërë episodesh edhe më të rënda se të parat, të cilat e bindën nënën e vajzës që t’i drejtohej një mjeku për të kuruar të bijën. Kanë qenë pikërisht ky i fundit që ka lajmëruar policinë dhe e ka bindur të ëmën e vajzës që të denonconte bashkëshortin. Deri më tani mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e babait mostër, por njoftohet se ai pritet të përballet në ditët në vijim ne Gjykatën e Barit për krimin e kryer.

1 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›