Skadon sot afati për miratimin e buxhetit të Tiranës
31/03/2010 Poni, akuzon kryetarin e bashkisë Edi Rama se po bëhet pengesë në zhvillimin e mbledhjes
Bashkia hesht përballë transparencës së kërkuar nga këshilltarët
Tashmë është bërë e udhës që miratimi i dokumenteve më të rëndësishme për zhvillimin e kryeqytetit të tejkalojë afatet e përcaktuara nga ligji. Ndonëse diskutimi i buxhetit të kryeqytetit ka nisur disa javë më parë, për shkak të përplasjeve ndërmjet grupeve që përbëjnë këshillin bashkiak ende nuk është arritur në procesin final të miratimit, çka do t’i hapte udhë zbatimit të shumë projekteve të planifikuara. Referuar legjislacionit përkatës, dita e sotme llogaritet të jetë afati i fundit zyrtar, në të cilën këshilli duhej të kishte miratuar projektbuxhetin e Tiranës për 2010-ën. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, duke qenë se këshilli nuk është rimbledhur, pas detyrave të lëna në seancën e fundit. Përkundrejt situatës së krijuar, kreu i këshilltarëve të djathtë, Ferdinand Poni, ka akuzuar për bllokimin e mbledhjes kryebashkiakun Rama. Sipas tij, hartuesit e buxhetit nuk po japin shpjegimet konkrete mbi detajimet që paraqiten në dokumentin përkatës, veçanërisht për zërin e taksave. Poni është shprehur se Rama nuk po zbaton ligjin për t’iu përgjigjur interesit të mazhorancës në këshillin bashkiak, në lidhje me taksat, projektet e pafinancuara dhe gjendjen e kopshteve të Tiranës, detyra të cilat i janë kërkuar kohë më parë. “Bëjmë denoncimin e radhës ndaj veprimeve obstruksioniste, penguese të kryetarit ose ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edvin Ramës, ndaj të drejtës së ligjshme që këshilli bashkiak ka për të vendosur për buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës e muajit mars lidhur me buxhetin është shtyrë në pritje të 3 kërkesave të mazhorancës së këshilltarëve të bashkisë, që do të mundësonin një buxhet të shëndetshëm, një buxhet efektiv, një buxhet transparent”, ka deklaruar Poni. Ndërkohë që në mbledhjen e fundit, pas diskutimeve janë vënë re një sërë mangësish të tjera, për të cilat janë depozituar shkresa në bashki, që të jepet një përgjigje ku të bëhet një pasqyrim i plotë i tyre, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Anëtarët e këshillit kanë kërkuar që, para se të miratohet buxheti për investimet përkatëse, të jetë objekt diskutimi numri i taksapaguesve, taksat e vërteta që paguajnë qytetarët dhe bizneset e Tiranës. Gjithashtu bashkia duhet të bëjë transparencë edhe në detajimin e planit faktik të 2009-ës, ku të njihen projektet e realizuara dhe ato që nuk janë realizuar. Në projektbuxhetin e 2010-ës bashkia duhet të pasqyrojë edhe listën reale të institucioneve shkollore, si kopshte apo çerdhe, që janë në proces rikonstruksioni, si dhe ato që do t’i shtohen kryeqytetit. Në këtë mënyrë do të bëhet një ndarje e duhur e planeve dhe nivelit të investimeve të parashikuara për t’u realizuar me fondet e përcaktuara në buxhetin e 2010-ës.