Ristani: Standardet u cenuan nga partitë politike
31/03/2010 Kreu i KQZ-së raportoi para Kuvendit. Sulm prokurorisë dhe gjyqësorit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili administroi zgjedhjet e 29 qershorit, ka fajësuar partitë politike për mosplotësimin e standardeve ndërkombëtare gjatë këtij procesi. Gjatë prezantimit të ecurisë vjetore të punës së institucionit që kryeson, në komisionin parlamentar të Ligjeve, Ristani renditi problematikën që u vërejt në zgjedhjet e përgjithshme, por që sipas tij nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar. “Problematikat u përqendruan te procesi i votimit dhe ai i numërimit. Me qëllim realizimin sa më të mirë dhe pa kontestime të këtij procesi, partitë politike nuk duhet të ndërhyjnë. Mungoi gjithashtu trajnimi i komisionarëve, për shkak të ndërrimit të tyre të shpeshtë nga partitë që kishin të drejtën e propozimit. Por pavarësisht këtyre negativiteteve, ato nuk kanë ndikuar në rezultat, pasi sistemi ishte i tillë”, theksoi kreu i KQZ-së. Në mënyrë të veçantë ai kërkoi ndihmën e Kuvendit për eliminimin njëherë e mirë të aplikimit të taktikës zgjedhore, të braktisjes së detyrës dhe qëndrimin e gjyqësorit ndaj komisionerëve të kallëzuar penalisht për shkelje të Kodit Zgjedhor, si dhe akuzoi Prokurorinë se po përdor standard të dyfishtë. “Ajo që na shqetëson është largimi i komisionerëve nga qendrat e votimit me vulën dhe ne s’po i bëjmë dot derman. Ne i kemi kallëzuar penalisht ata që janë larguar, por jemi të pakënaqur me vendimet e gjyqësorit, nga i cili prisnim të ishte më i ashpër në vendimet e tij. Duhet goditur më ashpër, me qëllim që fenomene të tilla të mos përsëriten më siç ishin këtë herë në Fier, Kukës dhe Shkodër”, vijoi ai, duke iu shmangur evidentimit se cilës parti politike i përkisnin komisionerët e larguar. Pas këmbënguljes së deputetëve të mazhorancës, Ristani nënvizoi se në të gjitha rastet largimi i komisionerëve është bërë nga të zgjedhurit e Partisë Socialiste. Në raport me prokurorinë ai u shpreh i pakënaqur, veçanërisht për rastin e Ruzhdies. Në konstatimin e KQZ-së, prokuroria e Fierit ka bërë një hetim të pabarabartë. “Në Fier janë përdorur dy standarde nga prokuroria. Për një grup komisionerësh është kërkuar masë sigurie, për një grup tjetër jo”, tha numri një i KQZ-së. Në përfundim të seancës dëgjimore, komisioni miratoi projektrezolutën për veprimtarinë e KQZ-së, ku në mënyrë të veçantë u vlerësua puna e tij.
Shërbim i monitorimit të Kuvendit
“Listat, të penalizohen krerët vendorë”
Shërbimi i monitorimit të institucioneve të pavarura pranë Kuvendit, në relacionin mbi raportin e punës së KQZ-së për vitin 2009, përmes këshilltarit Nikolin Kujxhija sugjeroi shtimin e penaliteteve për krerët vendorë. “Mendojmë se duhen rritur penalitetet, qoftë edhe duke bërë ndryshimet në Kod për sa u përket masave ndaj kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore që shkelin afatet në përcaktimin e qendrave të votimit apo përgatitjes së listës së zgjedhësve, që janë konstatuar shpesh në këtë proces”, theksoi Kujxhija. Pas analizimit të problematikës dhe ecurisë së punës për vitin e shkuar, sipas këtij shërbimi rezulton se KQZ-ja ka realizuar në mënyrë të kënaqshme të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore sipas Kodit Zgjedhor, ka përmirësuar ndjeshëm mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri me gjithë presionet e vazhdueshme politike në të cilën ndodhej. Gjithashtu, në këtë relacion theksohet se transparenca e punës së këtij institucioni ka qenë e plotë, në saje dhe të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe median.
Projektrezoluta
Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kanë qenë zgjedhjet më të mira, më të drejtat dhe më të lirat që ka realizuar Shqipëria pas viteve ‘90, dhe këto zgjedhje përmbushën shumicën e angazhimeve të Republikës së Shqipërisë ndaj OSBE-së. KQZ-ja në realizimin e zgjedhjeve të 2009-ës, pavarësisht kufizimeve të mëdha kohore, ka përgatitur dhe administruar zgjedhjet e 2009-ës me profesionalizëm, si dhe ka ndërmarrë një sërë hapash për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor. Në këtë projektrezolutë, Kuvendi i kërkon KQZ-së, ndër të tjera, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2011-ës, me qëllim realizimin e tyre në përmbushjen e standardeve; përpunimin e akteve nënligjore në kompetencë të KQZ-së, në përputhje me rekomandimet e dhëna nga raporti përfundimtar i zgjedhjeve i OSBE/ODHIR-it, i cili do të përbëjë dokument për të korrigjuar të gjitha ato fenomene për të cilat është kërkuar përmirësim.
Mungesa e opozitës
Deputetët e mazhorancës kanë shprehur keqardhjen për mungesën e deputetëve të opozitës pikërisht në një diskutim që lidhej edhe me luftën e tyre politike të këtyre 6 muajve, atë të evidentimit të problemeve zgjedhore dhe propozimeve për përmirësimin e tyre. Njëri prej tyre, deputeti i PD-së, Viktor Gumi, pasi vlerësoi zgjedhjet e fundit të përgjithshme, vlerësoi se ishte koha kur partitë politike duhet të nisnin diskutimet për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. “Zgjedhjet e qershorit të 2009-ës u zhvilluan brenda standardeve, ky ishte një vlerësim edhe i ndërkombëtarëve. Puna e KQZ-së është për t’u vlerësuar. Tani duhet të ishim në punë e sipër për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Duke qenë se ndryshimet në Kod duhet të nisin minimalisht një vit para zgjedhjeve, të mos harrojmë që zgjedhjet lokale nuk janë shumë larg”, tha ai.
Rekomandimet e KQZ
Pavlefshmëria e fletës së votimit, koha e paraqitjes së listës së zgjedhësve, zgjatja e afatit të nxjerrjes së rezultatit zgjedhor dhe moslejimi i partive politike për të ndryshuar komisionerët në çdo kohë, pasi rrezikohet trajnimi i tyre; ishin këto disa nga çështjet për të cilat komisioni do të sugjerojë ndërhyrjen në ligjin e zgjedhjeve. Konkretisht KQZ-ja sugjeron ndryshimin e zonave të administrimit zgjedhor, duke marrë në konsideratë numrin normalisht të pabarabartë të votuesve të këtyre zonave në këto zgjedhje, pasi lehtëson shumë procesin e numërimit të votave në të ardhmen. Kreu Ristani nuk përmendi asnjë rekomandim për përcaktimin e qartë në Kod të djegies së fletëve të votimit, afat që referuar edhe debatit të ditës, i ka penguar të realizojnë këtë detyrim ligjor. “Ne morëm përsipër përgjegjësitë dhe nuk kemi vendosur djegien e tyre, që të mos i hedhim benzinë zjarrit”, tha Ristani.