Piktura, Peizazhi, shija e preferuar për kryeqytetasit

Bukuria e peizazheve vjen origjinale në penelin e piktorëve të njohur shqiptarë. Larmia e ngjyrave tërheq artdashësit
Peizazhet e kristalta shqiptare vijnë për publikun artdashës të artit pamor në galeritë private të kryeqytetit. Bukuria dhe shija e peizazheve shqiptare vjen origjinale në penelin e piktorëve të njohur shqiptarë, të cilët punimet e tyre i kanë ekspozuar në këto galeri arti. Qytetarët e Tiranës, sipas një vëzhgimi të bërë kanë preferuar më së shumti tablo pikture, të cilat ofrojnë peizazhe dhe natyrë të qetë, portrete familjare, por më pak kanë qenë të preferuara abstraksionet. Artistë të talentuar si: Sali Shijaku, Lek Tasi, Adrian Çene etj, janë disa prej piktorëve që janë të pranishëm këto kohë në galeritë e artit në kryeqytet. Punonjësja e galerisë private DidArt tregon se këtë vit kanë qenë të preferuara tablo peizazhi dhe natyre, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Sipas saj shumë qytetarë kanë blerë këto tablo pikture, të cilat kanë çmime të ndryshme. Preferencat kanë qenë të ndryshme, por këtë vit më shumë kanë qenë të preferuara peizazhi dhe natyra e qetë. Peizazhi, i cili vjen me larmi ngjyrash, një kolorit i fortë, është shitur dhe më shumë. Kështu ne në galerinë tonë kemi pikturat, të cilat variojnë nga 500 euro deri në 800 euro. Janë piktorët e njohur si: Shkëlqim Kokonozi, Adrian Çene, Lek Tasi,Ziso Kamberaj, Skënder Kamberi, të cilët kanë punët e tyre në galerinë tonë, tregon ajo. Megjithëse blerjet në piktura kanë qenë të mira, sipas punonjësve të galerive ka shumë që vetëm i shikojnë dhe nuk mund ti blejnë tablotë me piktura. Më shumë kanë blerë shtresa që kanë të ardhura ekonomike, pasi ka dhe shumë që vijnë dhe vetëm i shikojnë, pasi nuk munden që ti blejnë. Janë mundësitë financiare ato që i kushtëzojnë për ta bërë këtë, tregon Flora Dedei, piktore dhe menaxhere e galerisë private në kryeqytet T&G. Ajo ka vite që merret me këtë aktivitet dhe tregon se edhe këtë vit në galerinë e saj, ka punime të ndryshme pikture, të cilat mbajnë firmën e autorëve të njohur shqiptarë. Skënder Kamberi, Nikolin Ivanaj, janë disa prej piktorëve që kanë prezantuar punimet e tyre në këtë galeri arti, ndërkohë që piktori Hasan Çapari vjen me një kompozim popullor në këtë galeri. Flora Dedei tregon se të pranishëm me punët e tyre në T &G janë edhe Sali Shijaku me një pikturë që paraqet detin, por dhe Adrian Çene, i cili vjen me një pikturë ku paraqitet natyra. Sipas saj edhe në këtë galeri ka pasur blerje, të cilat kanë qenë të llojeve të ndryshme, por piktura e cila paraqet peizazhin dhe natyrën e qetë, duket se ka qenë më e preferuar për publikun. Gjithsesi duke e njohur mirë tregun e pikturës në vendi tonë ajo thekson se ka shumë njerëz, të cilët e vlerësojnë pikturën, por që nuk kanë mundësi që ta blejnë atë. Publiku e do artin pamor, e shikoj që ai është i interesuar. Vijnë shumë njerëz për të parë piktura,i shikojnë, i pëlqejnë por në fund ata largohen pasi kushte e ekonomisë ia kushtëzojnë që ata të blejnë pikturën,tregon Flora Dedei. Sipas Dedeit njerëzit kur vijnë që të blenë pikturën janë të interesuar dhe për emrin e autorit, pasi vepra e një autori të njohur blihet më shumë se vepra e një autori më pak të njohur. Njerëzit kur vijnë për të blerë një pikturë, nisen më tepër nga përzgjedhja e ngjyrave dhe e autorit apo tematikës që trajton. Janë të paktë ata blerës që dinë që në fillim se çfarë dëshirojnë. I njëjti klient mund të blej dhe dy piktura të stlileve të ndryshme. Piktorë të preferuar janë Piktorët e Popullit Skënder Kamberi dhe Sali Shijaku, madje disa prej pikturave të shitura më shtrenjtë mbajnë autorësinë e tyre. Studiot e artit apo dhe galeritë private konsiderohen nga qytetarët si një prej vendeve ku blihen më tepër dhurata për miqtë, por dhe kjo ndodh më tepër tek ata që kanë të ardhura të larta, shprehet një punonjëse galerie arti në kryeqytet. Në përgjithësi nga galeritë private pohohet se shtresat që preferojnë të blejnë piktura si për ambientet e tyre, ashtu dhe për dhurata janë shtresat e qytetarëve me të ardhura të larta dhe mesatare.
Email This Klikime: 9