Ujqit sërish në aksion
Ndërmjet natës së hënë dhe të martë, ujqit kanë zbritur nga bjeshkët dhe kanë rënë në vathën e Skënder Gorçajt nga Banja, me ç’rast i kanë mbytur katër dele, tri të tjera kanë humbur pa gjurmë, ndërkaq disa të tjera kanë mbetur të plagosura.
Pronari i deleve, Skënder Gorçaj, pohon se delet ju kanë dëmtuar nga ujqit në vathë para shtëpisë dhe për këtë ka mësuar në mëngjes kur është zgjuar për të hapur vathën.
Ndërkaq, inspektori i veterinës Xhavit Bytyçi, deklaron se me të marrë informacionin, ai ka dalë në vend të ngjarjes ku edhe ka bërë vlerësimin e dëmeve. Vlera e shkaktuar e dëmit vlerësohet të jetë 1000 €, siç thotë inspektori Bytyçi.
Një rast i tillë ka ndodhur në muajin qershor edhe në fshatin Padalishtë, ku ujqit i patën dëmtuar Musa Imerajt pesëmbëdhjetë krerë dele. /kp/