E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal korrupsioni, PS: Deputetja e PD, Albana Vokshi mori dy hidrocentrale me vendim të qeverisë Berisha

Tiranë, 5 gusht, NOA Pas denoncimit të korrupsionit për pasurimin abuziv të ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, Partia Socialiste ka denoncuar sot një tjetër skandal të mazhorancës Berisha-Meta, dhe pikërisht skandali që prek deputeten e PD-së, Albana Vokshi, dhe kompaninë Albaenergiaplus, e cila ka marrë në mënyrë korruptive dy tendera për Hidrocentrale.

Nga selia rozë, deputetja socialiste Mimi Kodheli ka treguar me dokumente të Këshillit të Ministrave favoret, që i janë bërë deputetes Vokshi, e cila në legjistlaturën e kaluar ka qenë këshilltare ekonomike e Berishës.

Duke iu referuar të ardhurave të deklaruara të deputetes Albana Vokshi, si deputetja me më pak të ardhura pasurore në kuvendin e Shqipërisë, Kodheli deklaroi se Ndërkohë, kompania Albaenergiaplus e themeluar në vitin 2006 nga Arian Tartari, bashkëshorti i zonjës Vokshi, ka përfituar plot dy koncesione hidrocentralesh: hidrocentralin Suha2 dhe një tjetër mbi lumin Kardhiq.

Në këtë kontekst, deputetja socialiste theksoi në një konferencë për shtyp, se Ajo çka të bën përshtypje është se në të dy rastet, kompanisë së bashkëshortit të zonjës Vokshi, i është dashur bonusi i dhënë nga Ministria e Ekonomisë për të dalë firmë fituese në tender.

Me dokumente origjinale në dorë, deputetja Kodheli publikoi për mediat se Subjektit Albaenergiaplus i Albana Vokshit, në atë kohë këshilltare për ekonominë e Berishës, i është dhënë me vendim të vetë kryeministrit, bonus prej 1% të pikëve në tenderin për hidrocentralin mbi lumin Kardhiq.

Sipas Kodhelit dhe dokumentacionit zyrtar, në 11 korrik të 2007-ës, po me vendim të Kryeministrit Berisha, kompanisë së këshilltares për ekonominë Albana Vokshi, i është dhënë një tjetër bonus në tender, këtë herë plot 10%, për të përfituar sërish një koncesion hidrocentrali, Suha 2.

Deputeja Mimi Kodheli duke iu përmbajtur dokumenteve deklaroi ndërkaq se Këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, sot deputetja e Partisë Demokratike, ka abuzuar me detyrën, duke ushtruar konflikt të hapur interesi, për të përfituar vetë, përmes kompanisë së bashkëshortit, dy koncesione hidrocentralesh.

Kodheli ka sqaruar se në të dy rastet, koncesionet nuk i janë dhënë kompanisë së Albana Vokshit përmes ndonjë procedure të hapur konkuruese, por përmes bonuseve të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë kompanisë së bashkëshortit të saj, me urdhër të Kryeministrit Berisha, të këshilluar nga vetë Albana Vokshi.

Duke iu referuar papunësisë së shqiptarëve në rritje, krizës ekonomike, varfërisë, Mimi Kodheli nënvizoi se Ky është korrupsioni i qeverisë së Berishës. Ndërkohë që shqiptarët mbeten pa punë, pa pensione dhe zhyten cdo ditë e më shumë në varfëri, një grup shumë i ngushtë shërbëtorësh të Sali Berishës, pasurohen çdo ditë, në mënyrë abuzive dhe në konflikt të hapur interesi.

Fatkeqësisht, bëmat e korrupsionit nuk mbarojnë me kaq. Në ditët në vijim do të keni mundësi të njiheni me të tjera raste korrupsioni, edhe më të rënda se këto, ka siguruar nga selia rozë, deputetja Mimi Kodheli.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28161-skandal-korrupsioni-ps-deputetja-e-pd-albana-vokshi-mori-dy-hidrocentrale-me-vendim-te-qeverise-berisha","title":"Skandal korrupsioni, PS: Deputetja e PD, Albana Vokshi mori dy hidrocentrale me vendim të qeverisë Berisha","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›