E Diel, 1 Nëntor 2026

22 milionë lekë për familjarët e aksidentit të Fushë-Arrësit

Fondi

Qeveria akordoi dje një fond prej 22 050 000 lekësh për familjarët e personave, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur pak ditë më parë në Fushë-Arrës, ku humbën jetën 16 persona. Ashtu edhe siç kishte premtuar kur ndodhi ngjarja e rëndë, kreu i qeverisë akordoi shumën e caktuar të lekëve për funeralin e këtyre viktimave. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik edhe për faktin se në aksident humbën jetën shumë gra dhe fëmijë. Aksidenti i Fushë-Arrësit ishte një nga më tragjikët që ka ndodhur së fundmi në vend dhe ku humbja e jetës së viktimave ndodhi si pasojë e rrëzimit nga një lartësi e konsiderueshme e një autobusi linje të mbushur me pasagjerë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›