E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitjet e tokës, ndihma për Komunën Kukur

Vendimi

Këshilli i Ministrave vendosi dje të akordojë në buxhetin e shtetit një shtesë për Komunën Kukur në Qarkun e Elbasanit, si ndihmë për familjet e kësaj komune, të cilave u janë dëmtuar banesat nga rrëshqitja masive e tokës. “Komunës Kukur, të Qarkut të Elbasanit, në buxhetin e vitit 2010, t’i jepet fondi prej 20 097 000 (njëzet milionë e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekësh”, theksohet në vendimin e qeverisë. Po kështu, aty shtohet se ky fond duhet të përballohet nga rezerva e buxhetit të shtetit. Vendimi ngarkon Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme, dhe prefektin e Qarkut Elbasan, si dhe Komunën Kukur për zbatimin e këtij vendimi.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›